Policia e Lezhës shpetoi jeten e nje e gruaje e cila po kercenohej per vrasje nga burri i saj 36 vjecar.
Kur policia shkoi ne shtepine e cifti gjeti droge.
Në sallën operative u be nje telefonate se në një banesë në Kotërr-Lezhë ka një konflikt.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë shkuar menjëherë ku kanë konstatuar se po ndodhte një konflikt në familje, mes një çifti.
Falë ndërhyrjes në kohë efektivët e policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, ku shtetasi Andi P., po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Nga kontrolli fizik dhe i banesës Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 460 fara narkotike të dyshuara Cannabis Sativa dhe 61 gramë lëndë bimore në formë boçe . Policisë Lezhë arrestoi 36 vjecarin./abcnews.al