Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër. Sipas raportimeve të para nga vendngjarja, në aksident janë përfshirë dy automjete në kryqëzimin e Blinishtit dhe për pasojë, dyshohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.
Ende nuk bëhen të ditura identitetet dhe gjendja shëndetësore e të plagosurve, por mësohet se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.