Aktualitet

Liberta Spahiu vulos lidhjen me Flori Mumajesin, feston 35-vjetorin në krah të këngëtarit





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:32 - 19/01/20 |
mapo.al

Moderatorja e njohur e “Prive”, Liberta Spahiu, festoi pak ditë më parë ditëlindjen e 35-të në krah të muzikantit të njohur e shumë të suksesshëm, Flori Mumajesi. Në ditën e saj të veçantë të jetës, ajo mori shumë urime dhe dhurata nga miqtë, kolegët dhe të afërmit, të cilët i mblodhi në një festë përrallore.


Liberta festoi kështu në Prishtinë me rrethin e miqve më të ngushtë, në një mbrëmje ku nuk e kurseu një “kërcim dashurie” me Florin, për të cilin këto vitet e fundit pëflitet se është duke jetuar një lidhje dashurie që nisi në fshehtësi, arriti me një unazë nga Flori, u pasua me një ndarje dhe po vuloset me këtë festë ditëlindjeje.



Me pamjen e kuruar deri në detaje, me një fustan të shkurtër në ngjyrë rozë të ëmbël dhe me një model të veçantë flokësh, në albumin e fotove me njerëzit më të dashur, Liberta postoi në “Instagram” dy foto ku shihej shumë pranë Florit. Për sa i përket festës, i gjithë vendi ishte arreduar me zbukurime festive, ku nuk mungonin lulet, torta dhe qirinjtë, ndërsa të ftuarit kishin të gjithë maska me fytyrën e Libertës.


Ditëlindja e moderatores ishte rasti i dytë pas programit festiv të fundvitit, kur Flori u shfaq pranë saj. Ndërkohë, vëmendja e lidhjes së tij me Libertën u rikhtye kur ai publikoi një këngë me Arilena Arën, së cilës i drejtohej me vargjet “Një si ti unë doja, doja ta kem n’jetë…”.

Këngëtari dhe kantautori i njohur pas këngës “Thjesht të du”, për të cilën Liberta Spahiu tha publikisht se po priste këtë këngë që të martohej, rindezi dhe një herë lidhjen e tyre të mbetur pezull. Kujtojmë që gjatë një koncerti para dy vitesh në Prishtinë ku performoi me djemtë e “Threedots”, Flori në mes të koncertit i bëri dedikimin special Libertës.

Ai iu drejtua publikisht me fjalët: “Jam me fat që të kam pranë”, duke e bërë moderatoren të emocionohej në prani të miqve. Momenti në fjalë ishte filmuar nga miku i tyre, moderatori Alaudin Hamiti, i cili e postoi menjëherë në “InstaStory”, për ta fshirë vetëm pak minuta më pas.

E pasi ai i bëri këtë dedikim Libertës për ditëlindje, ajo pranoi t’u përgjigjej pyetjeve për të, duke qenë se kishte pranuar dhe një unazë nga Flori. E pyetur se kush është Flori në jetën e saj, ajo u përgjigj: “Është një gjeni për atë që bën”.

Ndërsa pyetjes tjetër nëse mund të jetë ajo një nuse në Tiranë, iu përgjigj: “Po, pse jo”. Ata u përfolën për lidhjen dy vjet më parë, që kur Liberta u fotografua pranë Florit dhe djemve “Threedots”. Pas kësaj marrëdhënieje, Flori u zhvendos në Prishtinë për të mos pasur lidhje në distancë. Më pas u fol për një ndarje, e cila u tejkalua duke u shfaqur të ribashkuar.

FLORI DHE LIBERTA, SI NISI HISTORIA ME MODERATOREN QË NXJERR SEKRETET E VIP-AVE

Deri tani kemi ditur se Liberta Spahiu ishte një nga mikeshat e ngushta të Elvana Gjatës, ish-partneres në muzikë dhe jetë sentimentale të kantautorit Flori Mumajesi.

Dhe vetëm pak muaj pas ndarjes së Florit nga Elvana, ngjarjet ndryshuan komplet rrjedhë. Moderatoren interesante të emisionit “Prive” në “Klan Kosova” e pamë pranë muzikantit më të përfolur këto vite, Mumajesit. Para më shumë se dy vitesh, Libertën e pamë në rrethin e ngushtë të miqve të Elvanës, pikërisht në darkën që ajo organizoi për mikeshat e saj në inaugurimin e biznesit “Altar”.

Në atë mbrëmje, Elvana tregoi dhe një histori për Florin, duke e konsideruar si ish-bashkëpunëtor. Edhe pse nuk ia përmendi emrin, të gjithë të pranishmit e kuptuan për kë bëhej fjalë. E në pak kohë, Liberta kaloi në kahun tjetër, duke u afruar me muzikantin Mumajesi, histori që u zbulua nga mediat e Kosovës.

Liberta, e njohur për karakterin e vajzës së fortë dhe me personalitet të veçantë, ia ndryshoi jetën Florit duke e tërhequr pas vetes, aq sa e bëri të linte Tiranën.

Nga kërkimet në “Instagram”, portalet gjetën një fotografi që ndoshta zyrtarizonte marrëdhënien e tyre që në fillimet e njohjes. Në foton ku shfaqeshin disa nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Florit, siç janë Klajdi Haruni dhe Bruno, u pa bashkë me ta e vetmja vajzë e grupit, pikërisht Liberta Spahiu, e ulur në krah të Florit.

Më pas u fol se pati një krisje mes tyre, për t’u rikthyer sërish në ditën më të veçantë të Libertës. Nëse mes tyre do ketë zyrtarizim, e presim lajmin nga vetë çifti. /Panoramaplus.al


Etiketa: ,

Pas