Kufoma e një personi mashkull është gjetur mëngjesin e sotëm në HEC-in e Rrapunit të Librazhdit. Sipas raportimeve të para thuhet se viktima është mbytur aksidentalisht. Dyshohet se viktima ende e paidentifikuar, ka rënë brenda në digë, dhe sot kur janë hapur portat është konstatuar trupi i pajetë. Aktualisht policia po vijon punën për identifikimin e viktimës si dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.