Një aksident automobilistik me disa të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Bëhet fjalë për Valmir Baçe (61 vjeç), nënën e tij Myriban Baçe (69 vjeç) dhe motrën Adelina Baçe.
Valmiri dhe Adelina janë transportuar me urgjencë në spitalin e Librazhdit. Ndërsa Myriban Baçe raportohet se ka pësuar plagë të rënda dhe si pasojë është dërguar në spitalin e Traumës, në kryeqytet.
Paraprakisht dyshohet se makina e 61-vjeçarit ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka dalë jashtë trasesë së rrugës, gjatë një parakalimi të gabuar, duke u përplasur me një masiv shkëmbor në anë të rrugës.