Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Librazhdit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me barrierën anësore të rrugës dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Ende nuk dihet fati i drejtuesit të mjetit apo nëse kishte dhe persona të tjerë që e shoqëronin.
Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie si dhe Grupi Hetimor i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Lajmi në përditësim…