Aktualitet

Librazhd/ Persona të maskuar djegin makinën e oficerit të Anti-terrorit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:51 - 14/01/21 |
mapo.al

Digjet gjatë natës makina e oficerit të Antiterrorit në Librazhd. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Përroi i Shesë”.



Mësohet se automjeti dyshohet se është spërkatur me benzine dhe më pas i është vënë flaka. Po ashtu ka dyshime se autorët kanë qenë dy persona.


Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë dhe ka neutralizuar përhapjen e flakëve, ndërsa mjeti ndodhej i parkuar para shtëpisë private të oficerit Petrit Xhepi, 49 vjeç.



Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka dyshime se gjithçka ka lindur për shkak të detyrës së oficerit.



1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas