Një aksident i rëndë me pasojë dy të plagosur ka ndodhur këtë pasditë në aksin Librazhd-Prrenjas. Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Benz” ka përplasur një motor. Për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesi dhe pasagjeri i motorit.
Identiteti i të plagosurve ende nuk bëhet me dije por mësohet se ata janë nisur me ambulancë drejt spitalit të Librazhdit. Drejtuesi i automjetit raportohet të jetë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Etiketa: aksident, Librazhd Prrenjas, të plagosur