Mapo Letrare

LIBRI – “Hije që s’po lëmë dot pas”








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:10 - 21/10/20 |
mapo.al

Pas përmbledhjes së parë me shkrime publicistike të titulluar “Siguria ndjesi apo realitet i ndërtuar”, Pëllumb Nako vjen para lexuesve me përmbledhjen tjetër publicistike “Hije që s’po lëmë dot pas” të botuar nga shtëpia botuese “ Uegen.


Pëllumb Nako ka qenë për 23 vite oficer i lartë policie ku kakryer detyra të ndryshme përfshi këtu edhe detyrën e zv.Drejtorittë Përgjithshëm të Policisë për Kufirin dhe Migracionin përgjatë tetë viteve para se të lirohet nga detyra në vitin 2016. Përveç diplomimit në vendin tonë, ai është shkolluar edhe në Shkollën e Lartë të Oficerëve të Policisë në Francë dhe po ashtu ka përfunduar me sukses në këtë vend masterin shkencor “Teoria dhe Politikat e Sigurisë Publike” në Universitetin Jean MoulinLyon. Në vitet 2014-2015 kreu edhe specializimin e nivelit të lartë në “Qendrën e Studimeve Strategjike të Ministrisë së Brendshme Franceze” në Paris. Pas kthimit nga ky specializim lirohet nga detyra për shkurtim të funksionit organik.”Aktualisht punon si pedagog në Tirana Business University ku jep lëndën “Siguria dhe bizneset e sigurisë” dhe mjaft i pranishëm në median e shkruar dhe elektronike lidhur me probleme të sigurisë.


Pasionin për të shkruar fillimisht e ka shprehur nëpërmjet disa përkthimeve nga gjuha frënge dhe ajo italiane. Përkthimet e tij nuk janë të lidhura me profesionin, por më së shumti me biografi personazhesh të shquar si “Robert Shuman ati i Europës”,Brizhit Makron e dëlira”, libra me karakter politik si “Makiaveli në Demokraci”, dhe fiction si Në emër të Pietrit” duke përfunduar me dy vëllime nga “Historia Botërore dhe Civilizimi ”.



Vëllimi me publicistikë “Hije që nuk po lëmë dot pas” lëvron publicistikën në një fushë jo fort të rrahur si ajo e sigurisëpublike ku përfshihen analiza të shkeljes së ligjit nga individë dhe njerëz me pushtet në raport me vlerat sociale të shoqërisëapo edhe lufta kundër kriminalitetit. Në këtë vëllim po ashtupërfshihen analiza të shumta të mënyrës së veprimit të policisë së vendit tonë në momente të ndryshme gjatë këtyre viteve të fundit si dhe tema të tjera të lidhura me impaktin kanë veprimet e saj në raport me psikologjinë sociale. Trajtohen tema lidhur me ligjin dhe ligjshmërinë e institucioneve të sigurisë si dhe vlerat sociale të shoqërisë në përdorim politik.


Tematika e trajtuar në , ka për qëllim që mjaft veprime të organeve shtetërore, sidomos të policisë, që kanë karakter teknik dhe janë pak të ditura nga publiku i gjerë, të bëhen sa më të njohura prej tij. Kjo është edhe logjika që dominon shkrimet, pra që gjithçka të jetë e qartë dhe e kuptueshme për publikun e gjerëqë ai të jetë në gjendje të kuptojë dhe të gjykojë mbi veprimet dhe mosveprimet e organeve të sigurisë të vendit tonë në raport me ligjin kombëtar si dhe me standardet e vendeve demokratike. Shkrimet kanë po ashtu qëllimin që publiku i gjerë të jetë i familjarizuar me mënyrën se si duhet të funksionojë policia duke i hequr asaj atë imazhin misterioz që krijon ajo për vete herë me qëllim e herë jo.


Kapitulli i parë trajton tema të trashëgimisë autoritariste që kanë institucionet e sigurisë në vendin tonë dhe negativiteti që ato ushtrojnë në ecjen para drejt standardeve demokratike të tyre. Ndër të tjera, autori aty citon:

Gjithmonë sipas studiuesve, totalitarizmi stalinist krahasuar me atë nazist, ka reflektuar edhe një specifikë tjetër, atë në raport me ligjin. Modeli totalitaristo-stalinist megjithëse kontrollon gjithçka, megjithëse ligjet i bën në shërbim të tij, përsëri ka probleme me zbatimin e tyre. Ky aspekt i dha totalitarizmit stalinist edhe dimensionin tjetër, atë që studiuesit e quajnë “dimensioni mafioz.”

Në këtë kapitull zënë vend edhe disa tema të lidhura me ish-sigurimin e shtetit dhe metodat e tij të dikurshme, ende në përdorim sot e kësaj dite siç janë legjendat urbane të ushqyera për të krijuar atmosfera në shërbim të forcës që i përdor.

Në kapitullin e dytë me temë politikën e qeverisjes trajtohençështje të funksionimit në përgjithësi të institucioneve shtetërore duke u fokusuar në fenomene negative si korrupsioni apo metamorfoza e njeriut që merret me politikë.

Lidhur me këtë problematikë autori shprehet:

“ … Kjo bën që vendi të ndahet në klientelistë të qeverisë dhe në emigrantë. Çarja sociale prodhohet për arsyen se mbarë klasa politike e vendit tonë dominohet nga një civilizim i cili pushtetin që i delegohet nga masa e njerëzve për të zgjidhur problemet që e shqetësojnë, e koncepton vetëm si një ngritje personale të shkallëve sociale të shoqërisë.”

Kapitulli i tretë trajton tematikën lidhur me qeverisjen dhe sigurinë publike ku evidentohen disa probleme të mprehta lidhur me keqpërdorimin që i bën pushteti forcës së policisë në kundërshtim me normat ligjore dhe doktrinat ku mbështetet veprimi policor siç ishte rasti i dhunës së përdorur në ndërtesën e Teatrit Kombëtar. Autori në këtë kapitull nënvizon:

“ Krimineli dhe manifestuesi që kundërshton një vendim qeverie(edhe me forcë) janë shumë larg në raport me njëri-tjetrin dhe në raport me ligjin, ndaj dhe dukshmëria e veprimeve me këtë rast duhet të jetë si drita e diellit. … Përse kërkohet solemnitet dhe dukshmëri në raste manifestimesh publike? Sepse shteti po ndërhyn me forcë kundër qytetarëve të tij dhe kjo është përgjegjësi e madhe në kuadrin e ruajtjes së kohezionit social.”

Kapitulli i katërt trajton problematikë të lidhur me lirinë e tubimeve dhe veprimet e forcave të rendit, me perceptimet dhe shqetësimet e opinionit publik për sigurinë, si dhe analiza e disa sondazheve të kryera në këtë drejtim. Autori citon:

“ Përse nuk mjafton ligji? Sepse me atë që po ndodh, duhet specifikuar fakti se eliminimi i përplasjeve me Policinë nëpërmjet aplikimit të ligjit si dhe zgjidhjet me natyrë politike janë thuajse ngjitur. Kufiri ndarës i tyre është i zbehtë. Dara e keqe ndërmjet detyrimit për të zbatuar ligjin dhe pamundësisë për ta realizuar atë siç duhet, është forma më e mirë për ta vënë Policinë në shërbim të vetes.”

Në kapitullin e pestë tematika e trajtuar lidhet me kriminalitetin kur rëndësi i jepet analizës së financave të krimit, tregut kriminal, trafiku ndërkombëtar i drogës e tema të tjera të këtij lloji. Në një nga shkrimet në këtë kapitull, autori thotë:

“ Përmbajtja e dosjeve nxjerr të vërteta lidhur me pushtetin e sotëm i cili më shumë se kurrë i përngjason një kështjelle të rrethuar dhe fortifikuar rëndë, për ta mbrojtur mirë nga sytë dhe veshët kureshtarë të opinionit publik. Është e pamundur të depërtosh brenda tij, as nëpërmjet organeve kompetente të drejtësisë. E vetmja mënyrë depërtimi në këtë kështjellë, janë hetimet apo përgjimet e prokurorisë të organizuara kundrejt grupeve kriminale nga ku rastësisht ose thuajse zbulohen titullarë dhe ofiqarë të niveleve të ndryshme qeveritare nëkontakt me .”

Libri është shkruar me një stil të thjeshtë me linja arsyetimi e argumentime të qarta dhe të mbështetura mbi fakte, ligje dhe doktrina ligjore.


Etiketa:

Pas