Friday, June 10, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Libri i chef Alfred Markut, Isuf Kalo: Dietologjia dhe kulinaria, të dobishme jo vetëm për shëndetin

Në librin “Rapsodi në pjatë” të chef Alfred Markut, botim i UET Press, Isuf Kalo i gjen në një marrëdhënie harmonie, shijen dhe shëndetin

by us er2
23/05/2022
in Kryesore, Mjekësi, Universiteti
0

Mjekësia dhe kulinaria kanë histori të gjatë bashkëjetese, mendon mjeku i njohur Isuf Kalo. Bashkëjetesë që shpesh ka qenë e një lloji konfliktual. Megjithatë, në librin “Rapsodi në pjatë” të chef Alfred Markut, botim i UET Press, ai i gjen në një marrëdhënie harmonie, shijen dhe shëndetin

Në praktikën mjekësore, ushqimi i pacientëve është ‘i harruari’ i madh. Të fokusuar tek diagnoza dhe tek barnat kimike, profesionistët bluzëbardhë duket sikur çuditërisht besojnë që pacientët dhe qytetarët “ushqehen” me tableta dhe pilulat e panumërta farmaceutike. Ushqimin ata e përmendin pak, ose kryesisht si fajtor: Çfarë nuk duhet të hanë pacientët! Ai rrallë vlerësohet si element thelbësor në suksesin apo dështimin e ndërhyrjeve tona mjekësore. Qytetarët dhe pacientët ndryshojnë në moshë, kulturë, tradita, kushtet social-ekonomike dhe në gjendjet shëndetësore të secilit. Ata meritojnë jo predikime monotone skematike, por variacione ushqimore të personalizuara.

Nevojat dhe kërkesat metabolike, estetike e të shijes, evoluojnë pandalshëm tek çdonjëri prej tyre. Veç këtyre, ata mbartin me vete si kujtesë shijeje edhe nostalgjitë e kënaqësive fëminore të lidhura me ngjarje, njerëz të dashur, çaste të gëzueshme të përjetuara ndër vite.

Mu për këto arsye, dietologjia dhe kulinaria janë shndërruar në shkenca dinamike të dobishme jo vetëm për shëndetin, por edhe për mirëqenien shpirtërore dhe kënaqësinë estetike e emocionale të qytetarëve. Ato po pleksen me artin kreativ në mënyrat plot fantazi të gatimit e të paraqitjes estetike bashkëkohore, duke ruajtur me delikatesë edhe traditat e zakonet shekullore vendore të ushqyerjes dhe gatimit.

Mjekësia dhe kulinaria kanë histori të gjatë bashkëjetese. Në jo pak raste, kanë qenë në konflikt mes tyre. Prioritizimi i shijes dhe kënaqësisë së ushqimit nga ana e kulinarisë, ka qenë dhe është në kundërshtim me disa nga këshillat dhe dogmat ushqimore shëndetësore. Përdorimi nga mjeshtrit kulinarë, me synim rafinimin e shijes së ushqimit, të substancave si kripa, sheqeri, yndyrat shtazore apo i salcave, piperit, erëzave e pikantëve të tjerë, ka sfiduar rekomandimet e mjekësisë për profilaksinë dhe mjekimin e disa sëmundjeve gjerësisht të përhapura, si hipertensioni arterial, diabeti, obeziteti e arteroskleroza, sëmundjet gastrointestinale etj.

Ndërkohë, dietologjia si degë e mjekësisë ka ndihmuar jo vetëm kulinarinë me të dhënat shkencore për përbërësit esencialë të ushqimeve në kuptimin e prezencës së balancuar në to të proteinave bimore e shtazore, sheqernave të thjeshta e komplekse, yndyrave të saturuara e të pasaturuara, si edhe me përllogaritjen e fuqisë kalorike ushqimore si karburant të secilës prej tyre. Dietologjia ka orientuar kulinarinë dhe mjekësinë me
rekomandimet e saj të vyera për mënyrën e duhur të marrjes dhe shpërndarjes së ushqimit ditor të njerëzve, si dhe për gradën e shpejtësisë së tretjes e të absorbimit të tij brenda organizmit. Diabetologjia ka zhdramatizuar edhe ‘mëkatet episodike’ të të sëmurëve, shkeljet e vullnetshme të dietës së rekomanduar, pre të tundimit nga një ushqim tepër i shijshëm. Mjafton të jenë episode të rralla, por edhe të sëmurëve u falen kënaqësitë e pashëndetshme që burojnë nga një ushqim i parezistueshëm, jo dietik. Ekuacioni ynë i dikurshëm: ‘Ushqim = Bukë dhe Gjellë’, është shndërruar tani në një formulë të re: ‘Ushqim = Shëndet, Kënaqësi, Art, Traditë, Biznes’. Restorantet me menytë tradicionale të përpunuara dhe ato origjinale e kreative, janë tanimë në mbarë botën, pikat më atraktive për turistët vendorë e të huaj. Shqipëria është në të njëjtin trend, falë mjeshtrave tanë të talentuar të gatimit dhe servirjes.

Ndoshta jo rastësisht, restoranti “NOMA” në Kopenhagë, i famshëm për recetat origjinale të shëndetshme të gatimit dhe i laureuar për tre vitet e fundit radhazi me Çmimin “Restoranti më i mirë në botë”, ka për mjeshtër kuzhine Rene Rexhepin, me baba shqiptar.

Siç do ta shihni dhe në këtë libër të mrekullueshëm, edhe restoranti “Rapsodia” i mjeshtrit të talentuar Alfred Marku në Shqipëri, performon të njëjtën filozofi të gatimit befasues – frymëzuar nga tradita, sjellë me kreativitet e art, gjithmonë i kuruar me dashuri. /Liberale.al

Tags: cef alfred markuIsuf Kalolibri

JU SUGJEROJME

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë
Aktualitet

Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë

10/06/2022
Mitsotakis: BE-ja duhet të pranojë Shqipërinë deri në vitin 2033
Kryesore

Mitsotakis: BE-ja duhet të pranojë Shqipërinë deri në vitin 2033

10/06/2022
“Zgjedhja e Begajt, rast unik”, Berisha flet për raportin me Metën
Kryesore

“Zgjedhja e Begajt, rast unik”, Berisha flet për raportin me Metën

10/06/2022
15 seritë e librave më të shitur të të gjitha kohërave
Universiteti

15 seritë e librave më të shitur të të gjitha kohërave

10/06/2022
Next Post
Misioni “Psyche” nga NASA do të studiojë një asteroid të rrallë

Misioni "Psyche" nga NASA do të studiojë një asteroid të rrallë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë
  • Horoskopi për ditën e shtunë, 11 qershor 2022
  • Mitsotakis: BE-ja duhet të pranojë Shqipërinë deri në vitin 2033
  • “Zgjedhja e Begajt, rast unik”, Berisha flet për raportin me Metën
  • Pse shishja e ujit të oksigjenuar është gjithmonë ngjyrë kafe



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In