Mapo Letrare

Libri i Michelle Obamës bëhet dokumentar në Netflix





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:30 - 29/04/20 |
mapo.al

Libri “Becoming” bëri bujë të madhe në treg që ditën kur doli në shitje. Dhe e sigurtë që nuk do ndalej me kaq.


Netflix vjen me një lajm të ri, duke njoftuar se një dokumentar i ri për ish-zonjën e parë Michelle Obama do të dalë në treg në 6 maj.



“Becoming” rrëfen jetën e ish-Zonjës së Parë në një kohë të ndryshimeve të thella, jo vetëm në një nivel personal, por edhe për vendin për të cilin ajo dhe burri i saj kanë bërë një shërbim me ndikim të madh për tetë vjet, brenda Shtëpisë së Bardhë, shkruan The Guardian.


Ky film do të drejtohet nga Nadia Hallgren. Hallgren ka folur për vështirësinë e xhirimit të dikujt të mbështetur nga Shërbimi Sekret dhe se ajo ishte e detyruar të filmonte në hapësira të ngushta, private që lejonin që ata të ndërtonin një marrëdhënie të ngushtë.

See the source image

Unë synoja të bëja një film në lidhje me përvojën e saj të tanishme – ku ajo është në këtë moment dhe mënyrën se si po reflekton në tërësinë e jetës së saj, jo vetëm vitet e saj në Shtëpinë e Bardhë,” tha ajo në një deklaratë.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas