Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Libri i UET PRESS, Enver Hoxhaj/ Shpresa e paqes për Kosovën, anëtarësimi në NATO

by us er3
19/05/2022
in Kryesore, Politikë
0

 

Në një bisedë mes politikanësh dhe intelektualësh rreth librit të tij më të fundit, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tha se fatet e politikës së jashtme të shtetit të tij varen nga rezultati i luftës në Ukrainë. Nëse Rusia del e humbur, pasojat do të ndihen edhe në Serbi që do të ndihet më e dobët. Ky do të ishte momenti i artë për Prishtinën në përmbushjen e ambicieve perëndimore, si anëtarësimi në OKB dhe NATO. Mbi librin dhanë mendime edhe politikanë e diplomatë si Mimi Kodheli, Aldo Bumçi, Edmond Haxinasto e Fatos Tarifa



 

Ç’do të thotë për Kosovën nëse Rusia e humbet luftën me Ukrainën? Është kjo dilema që politikani dhe akademiku Enver Hoxhaj ngre në librin e tij më të fundit, “Përplasja e Madhe”.
Një analizë e thellë, e cila vjen në mes të konfliktit që ka tronditur Europën dhe botën, e cila shkon përtej duke trokitur në rajon ,sesi Rusia po e lufton Kosovën dhe Ballkanin.
Si ministër i Jashtëm për shtatë vite, në kabinetet qeveritare të Kosovës, ai është njohës i mirë i politikave ndërkombëtare dhe interesave gjeostrategjikë të Rusisë në rajon.
Në ceremoninë e përurimit, në mjediset e hotel Rogner, mes miqsh, kolegësh, ministrash e ish-ministrash, deputetë, diplomatë e ish-presidentë, si Mejdani, Topi e Moisiu, zoti Hoxhaj ndau disa nga tezat që vijnë të ravijëzuara në këtë libër, botim i UET Press.

Ai solli një vizitë të hershme të presidentit Putin në Kosovë, në vitin 2001, atëkohë kryeministër, ku kujtoi se diskursi politik ishte i ngjashëm me atë aktual mbi Ukrainën. Ajo çfarë thoshte atë kohë për serbët në Kosovë, është identike me mënyrën sesi i përshkruan rusët në Ukrainë dhe përtej. Përshkrimi apo anatemimi i liderëve të asaj kohe në Kosovë, nuk ndryshon nga ai që përdor për presidentin ukrainas Zelensky.
Sipas Enver Hoxhajt, presidenti rus ndërton një fabrikë gënjeshtrash dhe bëhet zëdhënës maniak për të përmbysur rendin aktual botëror.
Me këtë, Hoxhaj u rikujton atyre që në mediat perëndimore, por edhe vendase mendonin se mes Rusisë dhe Kosovës kishte thjesht një keqkuptim. Ishte periudha mes 2006-s dhe 2007-s dhe Hoxhaj ishte pjesë e delegacionit në Vjenë, për negocimin e statusit të Kosovës, në kuadër të Pakos së Ahtisarit. “Por, që në atë kohë e kam parë se qëndrimi i tyre është më i strukturuar dhe në pjesën e parë merrem me doktrinën e Putinit sesi e sheh ai Kosovën, por na ndihmon të kuptojmë sesi e sheh edhe botën”.

Politika e Putinit, sipas ish-ministrit, është fashiste. Rusia e tij dhe Perëndimi jetojnë në dy shekuj të ndryshëm. Gjeopolitikisht, Rusia jeton në shek.19, ndërsa ideologjikisht në shekullin e 20 të autokracisë. “ Aleksandër Dugin, filozofi fashist i Putin, pak ndryshon nga ideologët fashistë të viteve ‘30”, tha ai për të pranishmit. Vetëm një javë më parë, Dugin tha se ky do të jetë një lloj regjimi i sllavëve në Ballkan.
Rusia, shpjegon më tej Hoxhaj, e sheh veten si një fuqi e madhe e shekullit 20 dhe mendon se Europa “është në atë koncertin e fuqive të mëdha dhe Ballkani është fushëbetejë, ku ata do të duhet të ndërhyrje dhe të përdorin çdo mjet për të ndërhyrë në rajon”. Axhenda është e vjetër, shtoi ai, por lufta që zhvillohet është ajo hibride, e cila prej vitit 2013 shtrohet si një platformë për të ndërhyrë kudo në Europë lindore dhe rajonin e Ballkanit.
“Nuk mund të ketë një fuqi jashtë Ballkanit brenda në rajon, nëse nuk ka një bazë apo njerëz që e mbështesin”, vijoi Hoxhaj, ndërsa theksoi rrezikun e instrumenteve ndërhyrës të Rusisë.

Nëse Rusia e humbet luftën me Ukrainën, Hoxhaj thotë se kjo do të ishte mundësia e artë për Kosoën. Sepse, një Rusi më e dobët do të thotë edhe një Serbi më e dobët. Ai tha se mbetet ithtar i anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe marrëveshjes me Beogradin, por Aleanca Ushtarake e Atlantikut është ajo që i mbron shtetet, me një shtrirje nga Baltiku në Ballkan.
Për diplomatin kosovar, Lufta e 1999-s, ende nuk ka përfunduar ndërsa me Serbinë ekziston vetëm armëpushimi. “Që lufta të bëhet e pabesueshme në Ballkan, duhet të anëtarësohemi në NATO”, tha ai. Për Hoxhajn, bota ruse është e barabartë me botën serbe, ku të dyja vuajnë ankthin e shpërbërjes si shtete federative.
Debati për atë që po ndodh në Ukrainë, e cila i ka kaluar 80 ditët e pushtimit dhe të qëndresës, bazohet kryesisht në pjesën ushtarake, por askush nuk e di, tha Hoxhaj sesi do të jetë përfundimi politik, ndërsa i ftoi të pranishmit, politikëbërësit, por edhe qeveritarët nga të dy anët e kufirit të kenë një lexim më të thellë rreth së ardhmes. Fitorja e Perëndimit në Ukrainë është jetike për Kosovën, rajonin dhe mbarë botën.

Ndaj pas 24 shkurtit, tha Hoxhaj, nevojitet një fjalor i ri dhe një hartë e re për të kuptuar Europën dhe botën, e cila nuk është më e njëjta dhe ku rendi aktual botëror duket në rrezik.
Mbi librin e Enver Hoxhajt diskutuan edhe një sërë figurash të politikës dhe jetës publike si deputetja Mimi Kodheli, ish-ministrat e Jashtëm Aldo Bumçi e Edmond Haxhinasto si edhe ish-ambasadori i Shqipërisë në ShBA, Fatos Tarifa. Ata e vlerësuan librin si një kontribut në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë, ndërsa ngritën pyetje dhe dilema mbi të ardhmen e rajonit dhe të të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë përballë një rreziku që e gjykuan serioz.
“Pikëpyetja e madhe që i vihet sigurisë sonë është prezente dhe jemi mjaft të ditur, të mençur, vullnetmirë e dëshirëplotë, nga të gjitha kahet e dimensionet, të mund të sjellim, ashtu si Enveri me veprën e tij, një kontribut pozitiv, për ç’ka do të jetë e ardhmja jonë e përbashkët”, u shpreh ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Deputetja e maxhorancës në Kuvend tha se e ardhmja e të dy vendeve është e përbashkët.

Përfaqësues të investimit që shteti i Kosovës ka bërë në fushë të marrëdhenieve ndërkombëtare, e cilësoi ish-ministri Bumçi, zoti Hoxhaj. “Kemi nevojë për këndvështrimin e shqiptarëve të Kosovës në lidhje me Serbinë dhe Rusinë. Nuk jemi një shtet që ndërton një politikë të jashtme sikur Kosova nuk ekziston. Çdo këndvështrim tjetër, është këndvështrim i gabuar”, tha Bumçi. Ish-diplomati dhe pedagogu i Universitetit Europian të Tiranës, Fatos Tarifa e vlerësoi librin, duke thënë se duhet të futet si një tekst universitar për disiplina të studimeve të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të gjeopolitikës.
“Libër i shkruar për një proces historik, ende në lëvizje. Në një kohë kur një luftë e madhe që ka shqetësuar mbarë njerëzimin, që ka tronditur kontinentin tonë, Aleancën, BE-në, është ende në proces dhe pa mbaruar kjo luftë, shohim fare mirë një sërë argumentesh që kanë të bëjnë jo vetëm me natyrën agresive të një shteti imperial si Rusia por edhe për pasojat e saj në Ballkanin e sotëm, për shkak të influencës ruse dhe të influencave të tjera jo perëndimore”, tha Tarifa.

Edhe ish-ministri Haxhinasto tha se libri duhet të jetë në tryezën e çdo diplomati shqiptar për një skanim të marrëdhënieve ndërkombëtare.
“Serbia është paraqitur si ura e infiltrimit të interesave ruse. E përsëris që kjo kërkon nga perspektiva shqiptare, shumë më tepër transparencë. Cilat janë marrëdhëniet aktuale me Serbinë, çfarë cilësie kanë, çfarë arrihet ndërmjet tyre dhe çfarë implikimesh sjellin për një bashkëpunim edhe më të gjerë. Të heqim fasadën e të merremi më shumë me substancën”, tha Haxhinasto, ndërsa i bëri thirrje politikës shqiptare të heqë komplekset dhe të rregullojë defektet në bashkëpunimin me Kosovën.

 

 

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
Next Post
Makina bie në humnerë në rrugën e Kombit/ Humb jetën 25-vjeçari

Makina bie në humnerë në rrugën e Kombit/ Humb jetën 25-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: gazetamapo[email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In