Gjatë takimit në Fier, ku prezantuan platformën “Deputeti që Duam”, kryetari i Kuvendit dhe njëherazi deputeti i këtij Qarku, Gramoz Ruçi, nuk i ka kursyer elozhet për Edi Ramën.
Ai e quajti atë lider me vizion, ambicie dhe energji. Kryeparlamentari nuk u ndal me fjalët e tij prej të çarturi kur tha se kryeministri Edi Rama nuk ka konkurrent në polkiltikën shqiptare.
“Jemi krenar që kemi lider Edi Rama, lider duhet të kenë vizionin, ambicien dhe energjinë. Ne kemi me së të ballafaqohemi me liderin tonë pasi këto tre cilësi që duhet të ketë çdo lider nuk ka konkurrent tjetër, është Edi Rama, janë shumë vende bosh dhe pastaj do i gjejmë se kush do e konkurrojë“, tha Ruçi.
Në fakt më shumë se fjalë motivuese, ato ngjasojnë me elozhet që personazhet e kohës i bënin Enver Hoxhës. Ndërsa Ruçi me fjalimin e sotëm në Fier, ia ka kaluar edhe Elisa Spiropalit e cila shkoi deri aty sa e quajti Edi Ramën “Skendërbeu ynë”.