Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny, i cili qe i helmuar, ka dalë nga gjendja e komës dhe shëndeti i tij është përmirësuar, thotë spitali i Berlinit.
Doktori thotë se ai po u përgjigjet mirë stimujve verbalë.
Z. Navalny u dërgua në Gjermani pasi u sëmur, në një fluturim në Siberi në korrik.
Ekipi i tij thotë se ai u helmua me urdhër të Presidentit rus Vladimir Putin, i cili mohon përfshirjen.
Mjekët gjermanë thonë se ai u helmua me një agjent nervor Novichok.
Të hënën spitali Charité në Berlin shkroi në Twitter se Navalny po hiqej nga ventilimi mekanik.
Është shumë herët për të vlerësuar ndikimin afatgjatë të helmimit, shton spitali./BBC/
Përshtati: Mapo.al