Aktualitet

Helmimi me Novichok, Navalny publikon foto nga spitali








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:07 - 15/09/20 |
mapo.al

Lideri i opozitës rusë, Alexey Navalny ka postuar një fotografi për herë të parë pas helmimit të tij misterioz.


Navalny e ka shkrepur foton së bashku me infermieret që po kujdesen për të në një spital në Berlin të Gjermanisë.


Në mesazhin e tij të parë, aktivisti i njohur ka treguar se si ka arritur të përmirësohet përgjatë kësaj kohe.



Jam Navlny. Më mungoni. Është ende e vështirë të lëviz, por dje arrita të marr frymë vetë gjatë gjithë ditës. Nuk përdora asnjë ndihmë të jashtme. Më pëlqeu shumë. Ishte e mrekullueshme”, ka shkruar ai përbri fotos.



Alexey Navalny u helmua pak javë më parë në një mënyrë mjaft misterioze, teksa sytë akuzues u drejtuan nga kundërshtari i tij, Vladimir Putin. Ky i fundit është distancuar nga ngjarja.

Lexo edhe :  Raketa ruse "Tsirkon" shkatërron objektivin në një largësi 450 km (VIDEO)

Mjekët gjermanë dyshojnë se opozitari rus është helmuar me një agjent nervor Novichok. Gjermania ka shtuar presionin ndaj Kremlinit për të dhënë shpjegime për ngjarjen. Vetë kancelarja Angela Merkel ka kërkuar nga Putin sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas