Kryesore

‘Lidhja e Prizrenit’ bën bashkë edhe Ramën me Metën…








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:08 - 25/11/18 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ishte i pranishëm sot në ceremoninë e përurimit të shtatorëve të drejtuesve të Lidhjes së Prizrenit. Në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në vitin e 140 vjetorit,janë përuruar pasditen e së dielës shtatoret e tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.


Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Në 10 qershor në qytetin e Prizrenit janë zhvilluar veprimtaritë e ditës së jubileut të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, të nisura në Prishtinë në 8 qershor me një konferencë shkencore ndërkombëtare, organizuar nga akademitë e shkencave të Shqipërisë e Kosovës.


Në fjalën përshëndetëse, Presidenti Ilir Meta iu bëri thirrje shqiptarëve të bëhen bashkë për interesin dhe perspektivën e kombit shqiptar. “Për mua është një nder dhe kënaqësi e veçantë që të jem sot në Prizren vetëm pak muaj pasi përuruam fillimin e përpjekjeve për vendosjen e këtyre shtatoreve. Shpreh kënaqësinë që në një kohë kaq të shpejtë është realizuar kjo vepër e jashtëzakonshme dhe e shkëlqyer.



Dua të përshëndes qeverinë e Kosovës, por edhe të gjithë artistët, të cilët kontribuuan që Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi dhe Abdyl Frashëri të “rikthehen” në Prizren dhe me këtë rast, të na bashkojnë të gjithëve për të nderuar atë akt të jashtëzakonshëm që ata kryen 140 vite më parë.


Aq më tepër që jemi mbledhur në një ditë nëntori, në një atmosferë të jashtëzakonshme të festave tona, të cilat lidhen jo vetëm me këtë Vit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, por njëkohësisht edhe me 110-vjetorin e Alfabetit të njësuar të Gjuhës Shqipe dhe natyrisht, edhe me festën tonë, që na bashkon të gjithë shqiptarëve kudo në gjithë botën, me atë të 28 Nëntorit, Festën e Flamurit Kombëtar.


Faleminderit të gjithëve për këtë angazhim mjaft serioz! Le të përfitojmë nga ky çast për të bërë thirrje të forcimit të bashkëpunimit, dhe të bashkimit të të gjithë shqiptarëve në interes të prosperitetit të kombit tonë, por njëkohësisht edhe të përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë shqiptarëve për forcimin e perspektivës sonë europiane dhe të gjithë popujve të tjerë në këtë rajon!”,- përfundoi fjalën e tij, Presidenti Ilir Meta.foto galeri foto galeri


Etiketa: , , ,

Pas