Politika

‘Lidhja e Prizrenit’/ Rama: Amaneti i saj, Pavarësia







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:33 - 25/11/18 |
mapo.al

Në ceremoninë e përurimit e shtatoreve të tre kolosëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryeministri Rama deklaroi  se amaneti dhe misoni  i kësaj lidhjeje kishte për synim shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ai theksoi rëndësinë dhe punën e intelektualëve të cilët u përpoqën dhe ia dolën mban për krijimin e shtetit shqiptar, pavarësisht pengesave nga armiqtë në rrjedhat historike.


“Nëpër rrugët e qytetit sot kishte një atmosferë të jashtëzakonshme. Qëllimi i kësaj mbledhje është tu presim hovin armiqëve dhe të mbrojmë  trojet që na kanë lënë stërgjyshërit tanë. Lidhja Shqiptare  është  simboli i bashkimit të trojeve.


I biri i Avdyl Frashërit, Mid’Hati pati shkruar diku se pavarësia e Kosovës do amaneti dhe përmbushja e misionit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pse Kosova përjetëson një mohim të papranueshëm, atë të ndalimit të lëvizjes së lirë”,- tha Rama. Kryeministri Ed Rama tha ndër të tjera se është absurde që Kosovës nuk i janë hequr vizat nga BE.



“Është e pamundur të mendohet se pse Kosovës i mohohet një ndalim siç është  lëvizja e lirë dhe pa viza në BE. Në mënyrë paradoksale gjendet në një rrethim absurd. Abdyl Frashëri na kishte paralajmëruar se janë të shumtë smirëzinjtë vetëm ndaj faktit që ne ekzistojmë”,- shtoi kryeministri Rama.


Figurat dhe personalitet e Kombit Shqiptar dhanë gjithçka kishin nga vetja për t’i hapur rrugë krijimit të shtetit shqiptar, ndërsa mes tyre ishin edhe tre personalitete që janë futur thellë në historinë shqiptare siç janë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, të cilët spikatën me qendrimet e tyre në 10 qershor 1878 në Prizren.


Në ceremoninë e përurimit të shtatoreve ishin prezentë figurat më të larta të Kosovës dhe të Shqipërisë.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas