ShowBizz

Lidhja me Ronaldon/ Georgina: Nuk do e ndërroja me asgjë në botë






               Publikuar në : 20:12 - 25/08/19 |
mapo.al

Georgina Rodriguez është prej kohësh një në marrëdhënie me yllin portugez Christiano Ronaldo. Ata kanë 2 fëmijë së bashku, binjakë.


Duke folur për ‘The sun’, modelja ka pranuar se nuk është e lehtë të lidhesh me një person të famshëm.

25-vjeçarja rrëfeu se ishte me dashuri me shikim të parë.

“Të jesh partnerja e një personi kaq të famshëm nuk është e lehtë, por nuk do e ndryshoja me asgjë në botë,”-tha Georgina për The Sun.

Balerina u shpreh se lidhja emocionale mes tyre është e rëndësishme për të mbajtur romancën gjallë.

“Ajo që ndjej për Ronaldon është më e fortë se gjithçka, se çdo lloj presioni. Së bashku jemi të fortë dhe kemi admirim të ndërsjellët për njëri-tjetrin,”-shtoi modelja.


Etiketa: ,

Pas