Aktualitet

Lidhjet me policinë?! Dëshmia e të penduarit që duhet të sjellë hetim të thellë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:58 - 18/06/21 |
mapo.al

Krime thuajse çdo ditë. Secili prej nesh ndihet i rrezikuar. Ngjarje nga më rëndat trondisin mbarë opinionin publik, por ato çka shkaktojne më shumë frikë dhe trauma mbeten ekzekutimet mafioze, shpesh në mes të qyteteve më të mëdha të vendit.






Bilanci i ngjarjeve kriminale në këto 6 muaj është shumë i lartë. Gazeta Mapo, në disa shkrime ka theksuar se ngjarjet kriminale dhe autoritetet me deklaratat se “po hetojmë”, janë këmbana alarmi që flasin shumë.


Që shteti është i kapur nga strukturat më të ulëta tek ato më të larta, e tregon akoma më shumë dëshmia e një të penduari, i cili ka pasur një nga rolet kryesore në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës, një vit më parë.





Çdo fjalë që ai ka thënë, tregon se ‘kokat’ e bandave kriminale kanë nën kontroll çdo gjë, lidhjet e tyre me policinë janë të forta. Dëshmia e Klevis Allës, se Nuredin Dumani është porositësi i vrasjes së Besmir Haxhisë, është akuzuese dhe rrenqethëse, ndërsa shtoi se Dumani ka lidhje të forta me Policinë e Durrësit.

Lexo edhe :  Ekzekutimi i vëllezërve Haxhiaj-Alla: Isha shofer, Dumani ka lidhje me Policinë


Klevis Alla tha se është kërcënuar nga Dumani se do i vriste motrën nëse tregonte, por pasi u sigurua se familja e tij u mor në mbrojtje, Alla vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë.



Këto fjalë të deshmitarit të drejtësisë duhen ndjekur dhe shqyrtuar me imtësi. Duhen hetuar deri në fund. Kush janë lidhjet e një kreu të krimit me policinë, si janë vendosur, deri ku kanë shkuar.

Një kambanë alarmi që kërkon përgjigje. Dhe të shpejtë./MAPO.AL/

LEXO EDHE:

Ekzekutimi i vëllezërve Haxhiaj-Alla: Isha shofer, Dumani ka lidhje me Policinë

27


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas