Mesi dopietë dhe rekord, Bayern përmbys me 10 lojtarë, por nuk ruan rezultatin
Turi i parafundit i grupeve E, F, G, H ka përfunduar me fitore të skuadrave kryesore, si PSG, Çelsi, Barcelona, dhe përmbysjen e çmendur të Manchester Citit në minutat e fundit përballë Bayernit, që edhe pse me 10 vetë që në minutën e 21, arriti të kthejë rezultatin në favorin e saj deri në minutën e 85.
Kështu në grupin “E”, Roma ka humbur një shans të artë në rrugëtimin e saj drejt turit tjetër të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e zhvilluar në Rusi ka parë verdhekuqtë italianë në avantazh deri në minutën e 93, falë një goli të shënuar në pjesën e parë nga legjenda Toti. Por pak sekonda para fundit të lojës, vendasit e CSKA-s së Moskës kanë barazuar përmes Berezoutski, duke vënë kështu në dyshim kualifikimin e italianëve.
Ndeshja e mbrëmjes ishte spektakolare me Citin që gjeti avantazhin në minutën e 22 përmes Agueros, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh të shkaktuar nga Benatia, që u largua me karton të kuq. Më tej ka qenë Bayern që ka “terrorizuar” anglezët në fund të pjesës së parë me dy gola Xabi Alonso dhe Levandovksi, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-1 në favor të gjermanëve.
Fundi i pjesës së dytë do të ishte dhe momenti i Kun Agueros, që rihapi shpresat e kualifikimit për skuadrën kampione të Anglisë, duke firmosur dhe tripletën e tij personale në këtë takim. Goli i barazimit do të shënohej në minutën e 85, ndërsa goli i fitores në të 91. Tashmë në këtë grup veç Bayernit të kualifikuar, vendi i dytë është dilemë me tri skuadrat Citi, Roma dhe CSKA Mosca me nga 5 pikë.
Në grupin “F” PSG dhe Barcelona kanë bërë detyrën përballë Ajaksit dhe Apoelit, ku Mesi ka shënuar një tripletë, duke u ngjitur në kuotën e 84 golave në Ligën e Kampionëve si askush tjetër më parë, pasi tashmë argjentinasi është mbreti i golave në Ligën e Kampionëve, sepse ka lënë pas dhe Raulin me 81 golat e shënuar prej tij.
Nga krahu tjetër, PSG ka fituar me rezultatin 3-1 përballë Ajaksit, duke ruajtur vendin e parë në klasifikim. Tashmë do të jetë ndeshja e fundit që do përcaktojë se kush do ta fitojë këtë grup. Në grupin G, Çelsi shkatërroi Shalken duke fituar me rezultatin 5-0, ndërsa Sportingu fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Mariborit, duke u ngjitur kështu në vendin e dytë dy pikë më shumë se Shalke, edhe këtu mbetet i hapur diskutimi për vendin e dytë dhe të fundit që kualifikohet në turin tjetër.
Në grupin e fundit të luajtur sot, atë E-në, Porto ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Bate Borizov në stadiumin “Borizov Arena”, duke u kualifikuar zyrtarisht për në turin tjetër. Autorët e golave ishin Herrera në të 56-ën, Martinez në të 65-ën dhe Tello në të 89-ën, duke i dhënë kështu Portos fitoren e 4 në 5 takime në grupin H të Ligës së Kampionëve.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Atletiko Bilbao fitoi ndaj Shaktarit me rezultatin 1-0, duke u ngjitur në vendin e tretë në dëm të vetë Shaktarit me 1 pikë diferencë, pasi dy vendet e para në këtë grup janë të përcaktuara: Porto dhe Shaktar.
Rezultate dhe klasifikim
Grupi E
Cska Moskë – Roma 1-2
Manchester Siti-Bayern Mynih 3-2
Klasifikimi: Bayern Mynih 12 Pikë, Roma 5 pikë Cska Moca 5 Pikë, Citi 5 pikë
Grupi F
Psg- Ajaks 3-1
Apoel Nikosia.- Barcelona 0-4
Klasifikimi: Psg 13 pikë, Barcelona 12 Pikë, Ajaks 2 pikë, Apoeli 1 pikë
Grupi G
Shalke- Çelsi 0-5
Sporting Lizbon- Maribor 3-1
Klasifikimi: Çelsi 11 pikë, Sporting 7 pikë Shalke 5 pikë dhe Maribor 3 pikë
Grupi H
Bate Borizov- Porto 0-3
Shaktar- Atletiko Bilbao 0-1
Klasifikimi: Porto 13 pikë, Shaktar 8 pikë, Atletiko Bilbao 4 Pikë dhe Bate Borizov 3 pikë
Sot
Zenit- Benfika 18:00
Anderlecht- Gallatasarai 20:45
Arsenal-Dortmund 20:45
Atletiko Madrid- Olimpiakos 20:45
Bazel- Real Madrid 20:45
Leverkusen- Monako 20:45
Ludogorets-Liverpul 20:45
Malmo-Juventus 20:45