Liga e Kombeve është turneu më i ri i UEFA-s. Kompeticioni do të marrë “jetë” pasditën e nesërme dhe shihet si një rrugë për 55 skuadrat pjesëmarrëse që të sigurojnë portën hyrëse më të afërt drejt Kampionatit Europian.
Por çfarë është Liga e Kombeve dhe si do të funksionoj ky kompeticion?
Çfarë është UEFA Liga e Kombeve?
UEFA Liga e Kombeve është një garë e re e përfaqësueseve të shteteve në futboll. Çdo përfaqësuese do të përballet ndaj skuadrave tjera evropiane në një format kampionati për një mundësi të garimit në fazën kryesore të garës, Final Four (katër skuadrat e fundit) që mbahet në vitin 2019, ku fituesi do të shpallet kampion i Ligës së Kombeve.
Çfarë është Final Four?
Final Four është pika kulminante dhe më interesante e Ligës së Kombeve. Do të mbahet në qershor të vitit 2019 dhe do të vë përballë njëri-tjetrit fituesit e grupeve nga Ligat A, B, C dhe D. Do të ketë gjysmëfinale me një ndeshje, ndjekur nga një finale.
Fituesi do të shpallet kampion i Ligës së Kombeve.
Gara e Final Four do të zhvillohet në vitet jo gjatë kampionatit, që do të thotë se do të mbahet në vitet kur nuk ka Kampionat Botëror ose Kampionat Evropian, e në fund do të kemi një fitues të Ligës së Kombeve.
Kur do të zhvillohen ndeshjet e Ligës së Kombeve?
Takimet e para: Shtator 6-9, 2018
Takimet e dyta: Shtator 9-11, 2018
Takimet e treta: Tetor 11-13, 2018
Takimet e katërta: Tetor 14-16, 2018
Takimet e pesta: Nëntor 15-17, 2018
Takimet e gjashta: Nëntor 18-20, 2018
Takimet e shtata: Qershor 5-9, 2019
Si do të ndikojë Liga e Kombeve në kualifikimet për Kampionatin Evropian?
Kualifikimet për Euro 2020 do të mbahen në mars të vitit 2019 me nga dy duele në mars, qershor, shtator, tetor dhe nëntor në pushimet e kombëtareve.
Kombëtaret do të ndahen në pesë grupe nga pesë ekipe dhe pesë grupe nga gjashtë ekipe. Në total do të jenë 10 ndeshje, sikurse tani.
Dy nga ekipet nga ekipet më të mira nga 10 grupet kualifikohen automatikisht për Kampionat Evropian, ndërsa katër vende të tjera do të sigurohen për fituesit e play offit.
Plot 16 ekipe do të konkurrojnë në playoff.
Secila Ligë në Ligën e Kombeve i ka katër vende të playoffit të kualifikimeve për Euro 2020. Nëse fituesi i një grupi tashmë ka siguruar kualifikimet për Euro 2020, ekipi tjetër më i mirë në vijim në grup që nuk është kualifikuar do të hyjë në playoffin kualifikues.
Këto 16 ekipe do të ndahen në katër grupe, ku vendet e para nga këto grupe të playoffit kualifikohen në Euro 2020. Katër ekipet luajnë gjysmëfinale me nga dy ndeshje dhe një finale për të përcaktuar fituesin e playoffit kualifikues.
Kështu që, nëse një skuadër vendase dështon të kualifikohet në mënyrë tradicionale në kualifikimet klasike, secila ligë e ka rrugën e vet drejt kualifikimeve për Euro 2020, çka e bën secilën Ligë në Ligën e Kombeve atraktive dhe joshëse, me mundësi kualifikuese për secilën kombëtare.
Renditja në UEFA Ligën e Kombeve përcakton kompozicionin e katër vazove të shortit të Kualifiimeve të Evropianit.
Cilat janë përfitimet?
“UEFA Liga e Kombeve krijon ndeshje më domethënëse dhe më konkurruese për ekipet dhe një kalendar të dedikuar e të struktuar për ndeshjet e kombëtareve”, thotë UEFA, institucion ku besojnë se formati i ri adreson brengat e federatave të ndryshme të ngritura për miqësoret të cilat më nuk ofrojnë nivelin e duhur konkurrues.
Ashtu sikurse cilësimi si fitues i Ligës së Kombeve pas ngjarjes së madhe të Final Fourit për top ekipet, ekipet më të dobëta do të kenë mundësi më të madhe që të kualifikohen për Kampionatet Evropiane, pasi 16 skuadrat më të dobëta në Evropë (sipas ranglistës së fundit të FIFA-s) tash kanë të garantuar një nga 24 vendet kualifikuese.
Ekipet më të dobëta po ashtu do të përballen me ekipet të të njëjtit nivel, kështu që do të ketë më pak demolime të skuadrave dhe më shumë ndeshje domethënëse për tifozët.
Në total, kombëtaret do të përfitojnë 76.25 milionë euro dhe kampionia e parë do të fitojë 7.5 milionë euro. Fituesit e grupeve do të marrin 1.5 milionë euro të tjera ekstra dhe avancojnë në turneun final, ndërsa fituesi do të përfitojë edhe 4.5 milionë euro të tjera. Liga B do ta shpërblejë çdo skuadër pjesëmarrëse me 1 milion euro ndërsa ekipet e Ligës C (ku renditet edhe Shqipëria) do të fitojnë 750 mijë euro dhe ato të Ligës D do të arkëtojnë vetëm 500 mijë euro, por të cilat do të dyfishohen nëse do të renditen në vend të parë në grup. Finalja do të luhen në qershor 2019.
Grupet
Trofeu
Me rop shpie ju jeni budallenje fare ; nuk ka budalla qe jua kalon : po ku merret vesh se si funksionon ky aktivitet , si luhet , me sa takime , kush jane grupet etj e tjer .