fbpx

Aktualitet

Shkarkimi i Metës/ Ligjet miratojnë ngritjen e Komisionit Hetimor





               Publikuar në : 10:45 - 26/06/19 |
mapo.al

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar raportin për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pas diskutimeve, ngritja e komisionit u bë me 13 vota pro dhe 1 kundër. Raporti do të votohet në seancën e Kuvendit të datës 4 korrik ku do të kërkohet ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar, për vijimin e procedurës për shkarkimin e Presidentit. Kundër raportit votoi kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, Adriatik Alimadhi.


Komisioni do të hetojë shkeljet e Presidentit, i cili është vënë nën akuzë nga mazhoranca. Për shkarkimin e kreut të shtetit, mazhorancës i duhen 94 vota. PS e vetme nuk ka më shumë se 77 mandate, por mbetet për t’u parë qëndrimi i deputetëve të opozitës së re.



Megjithatë, rezoluta kundër anulimit të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit nga Meta u votua në Kuvend me 100 vota dy javë më parë.



Etiketa: , , , , ,

Pas