Aktualitet

Ligji anti-shpifje, Rama sulmon Artur Zhejin dhe Mark Markun









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:27 - 18/12/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama u shpreh në Parlament si ligji anti-shpifje do miratohet sot. Në fjalën e tij, Rama tregoi disa shembuj se si media ka mashtruar me lajmet. Gjithashtu kryeministri sulmoi gazetarët Artur Zheji dhe Mark Marku, për të cilët tha se kanë shpifur dhe kanë kërcënuar deputetët.



Artur Zheji e bëri vajzën tonë dashnore të ministrit dhe tani thotë që do largohem nga Shqipëria po u bë ligji. Pasi shkoi në gjykatë, humbi dhe gjyqin atje, sepse ishte një shpifje e ulët. Unë me këta jetoj e mbijetoj dhe një mijë vjet të tjera e s’i kam problem fare, por është për shoqërinë. Është për të ndaluar gjithë atë koncentrat helmi që hedhin nga mëngjesi deri në darkë.


Një tjetër hero atje jashtë është Mark Marku, që jo më larg se dje nuk la fjalë të ndyrë pa i thënë një deputeti, duke e kërcënuar se do i thyej shishen në kokë. Ky ligj nuk është për deputetin, që të çojë përpara autoritetit Mark Markun se iu shthur goja në një moment të caktuar, por për të garantuar që publiku të mësojë më shumë mbi atë që thuhet. Nëse një qytetar lexon tërë këto të zeza, ka të drejtën të dijë nëse janë vërtet kështu.




Është një xhungël që merr para pafund lart e poshtë dhe nuk paguan asgjë. Xhungël që prodhon urrejtje, dizinformim, dëshpërim. Ky ligj nuk e cenon asnjë fije të drejtën e shprehjes, lirinë e opinioneve, të drejtën për të dhënë lajme nga të gjitha burimet e mundshme, por garanton mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të njerëzve, kur iu cenojnë sipas qejfit”, – u shpreh Rama.



1



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas