Aktualitet

Ligji antishpifje/ Kryetarja e Komisionit të Medias braktis mbledhjen





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:45 - 16/12/19 |
mapo.al

Teksa ka lexuar një deklaratë kundër paketës antishpifje e cila pritet të miratohet nga Parlamenti, kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri ka braktisur mbledhjen e komisionit.


Ajo tha në deklaratë se paketa ligjore i jep kompetenca të zgjeruara Autoritet të Mediave Audivizive, e cila sipas saj mund të mbyllë mediat online ose të vendosë gjoba të papërballueshme për to.



Dhimitri u shpreh se të gjitha grupet e ftuara kanë shprehur shqetësim për thelbin e dy projektligjeve duke kërkuar tërheqjen e tyre.


Deklaratë për mediat dhe opinionin publik:

Fatjona Dhimitri, Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik

Të nderuar gazetarë dhe përfaqësues të medias

Të nderuar qytetarë të Republikës së Shqipërisë

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë

Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, duke parë se mazhoranca në komisionin të cilin drejtoj dhe në Kuvendin e Shqipërisë nuk po jep asnjë shenjë tërheqje për dy projektligjet e hartuara nga qeveria të njohura si “paketa antishpifje”, por përkundrazi me arrogancën që e karakterizon rrezikon t’i shndërrojë ato në ligje me forcën e kartonave në parlament, ju drejtohem me anë të kësaj deklarate përmes së cilës shpreh qëndrimin tim lidhur me rrezikun që këto dy projektligje paraqesin për lirinë e fjalës dhe mediave.

Prej momentit që dy projektligjet kanë ardhur në komision, e shqetësuar për pasojat e rënda që do të kenë mbi lirinë e mediave dhe të ushtrimit të profesionit të gazetarit në Shqipëri jam përpjekur që përmes seancave dëgjimore në komision të thërras përfaqësuesit e organizatave mediatike, të medias dhe të botës universitare si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare për të marrë një mendim sa më të gjerë dhe të kualifikuar për projektligjet në diskutim.

Thuajse gjithë grupet e ftuara në komision janë shprehur të shqetësuar për thelbin e këtyre dy projektligjeve dhe kanë kërkuar tërheqjen e tyre nga procedura parlamentare. Duke e sintetizuar qëndrimin e tyre për këto dy projektligje ata kanë theksuar se:

Projektligjet i japin AMA-s kompetenca të tilla që e shndërrojnë atë praktikisht në një organ të censurës mbi mediat online. AMA me kompetenca të zgjeruara përveçse në fushën e mediave audiovizive edhe në fushën e mediave elektronike fiton kompetenca të tilla që praktikisht në mënyrë arbitrare mund të mbyllë media apo të vendosë gjoba të tilla që janë të papërballueshme për mediat

Me kompetencat që i jep ligji AMA-s, ky institucion merr kompetencat e organeve gjyqësore dhe ligji nuk jep asnjë garanci ligjore që i mbron mediat nga vendimet e mundshme arbitrare.

Problemet që adreson projektligji si shpifja, kanë mundësi të zgjidhen përmes legjislacionit ekzistues dhe për këtë arsye ata kanë argumentuar se nuk ka nevojë për projektligje të tjera.

Problemet që adresojnë projektligjet janë çështje të vetrregullimit të mediave dhe nuk mund të shndërrohen në ligj, pasi sipas mendimit të specialistëve aty ku vetrregullimi shndërrohet në ligj jemi në sistemin e censurës.

Këtë qëndrim ndaj ligjit të shprehur qoftë në komision, qoftë në forma të tjera e kanë mbajtur përfaqësues të BE-së (përmes ekspertit të tyre në komision), të OSBE-së përmes zotit Harlem Desir, të Këshillit të Evropës, 15 organizata mediatike të paraqitura në Komision, Përfaqësuesit e Departamenteve të Gazetarisë dhe Komunikimit të ftuara në komision në cilësinë e ekspertit, 35 organizata ndërkombëtare që militojnë për lirinë e mediave, partitë kryesore të opozitës dhe shumë personalitete të rëndësishme të mediave, kulturës dhe botës akademike.

Për mua është shumë e qartë tashmë se këto dy projektligje janë një kërcënim i madh dhe një sulm i rëndë që i bëhet lirisë së fjalës në përgjithësi, dhe lirisë së mediave në vendin tone. Dy projektligjet përbëjnë shkelje të rëndë të Kushtetutës


Etiketa: , , ,

Pas