Aktualitet

Ligji i luftës – Rama dhe Dendias: Së shpejti rezultate pozitive








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:50 - 20/10/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama deklaroi se së shpejti do të ketë rezultate për heqjen e ligjit të luftës.


Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, Rama tha se po punohet për zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve, pasi sipas tij janë të zgjidhshme, si dhe u shpreh se mes tyre është edhe ligji i luftës.


“Në mbyllje dua të them që nuk është një çështje që mund ta konsiderojmë të zgjidhur, por është një diskutim shumë pozitiv dhe së shpejti kam besim se do të përfundojë në mënyrë pozitive, që është heqja e ligjit të luftës. Pasi humbën detin nacional-folklorikët, do të humbin dhe tokën. Në tokë dhe në det nuk do kenë më çështje për t’u marrë”, – u shpreh Edi Rama duke iu kundërvënë kështu zërave kundërshtues.

Lexo edhe :  Ditëlindje ndryshe! Shefja e Infektivit merr lule dhe urime duke iu shërbyer të sëmurëve


I njëjti pohim erdhi edhe nga ana e ministrit grek. “Sa i përket ligjit të luftës, kjo gjë është një anakronizëm, jam i sigurt se edhe këtë do ta zgjidhim.Është gëzim i madh për mua që kam mundësinë ta them këtë gjë këtu, nga Tirana, me urdhër të kryeministrit Mitsotakis”, – tha Nikos Dendias.


Ligji i luftës është vendosur nga Greqia në vitet ’40, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe një çështje e saj thelbësore është ajo e pronave, që konsiderohet si pengesë për shqiptarët për përfitimin e tyre nëpër gjyqe.


 


Etiketa: , , ,

Pas