Te enjten e javes se kaluar, Kuvendi miratoi vetem votat e mazhorances, projektligjin e propozuar nga deputeti socialist, Erion Brace per disa ndryshime dhe shtesa ne Ligjin “Per mbrojtjen e te miturve nga perdorimi i alkolit”.
Ky ligj ka si qëllim parandalimin e pasojave shëndetësore nga konsumi i alkoolit, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar nëpërmjet përdorimit të tyre nga personat nen 18 vjec
Perpos trajtimit ne ligj se cdo te thote pije energjike qe sipas Braces jane ato, ” ku përmbajtja totale e kafeinës tejkalon sasinë 150mg/l dhe që në përbërje të tyre kanë të paktën një ose më shumë substanca stimuluese ose tonike të tilla si: taurinë, D-glukuronon y-lakton, guaranë, maltodekstrin, xhensen, karnitinë, kreatinë dhe gingko biloba.” ne draft jane parashikuar edhe masat e para per ata ofrojne pije alkolike dhe energjike per personat nen 18 vjec.
Sipas projektligjit, ofrimi i pijeve alkolike dhe pijeve energjike nga personat madhor që shoqërojnë të miturit në njësi tregtare, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 10 mijë deri në 20 mijë lek. Ofrimi i pijeve alkolike dhe pijeve energjike nga personat madhor që shoqërojnë të miturit në baret, restorantet apo klubet e natës përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 20 mijë deri në 30 mijë lek.
Ky ligj pritet te kete serish ndryshime nese do t’i referohemi kryeministrit Edi Rama i cili paralajmeroi se ne fillim te janarit do te diskutohen masa drastike ndaj lokaleve ku serviren pije elkolike apo energjike per personat nen 18 vjec.