Ligji i ri i shëndetit mendor, Totozani kundër eksperimenteve me pacientët


Jonida Tashi



 

Avokati i Popullit shpreh rezerva për ligjin e ri të shëndetit mendor, që lidhen kryesisht me të drejtat e pacientëve. I pranishëm në mbledhjen e djeshme të komisionit të Shëndetësisë, ku është diskutuar projektligji i ri “Për shëndetin mendor”, kreu i Avokatit të Popullit, Igli Totozani ka renditur para deputetëve të komisionit arsyet pse është kundër disa prej neneve, e më konkretisht atij 28, në të cilin thuhet se mbi pacientët e sëmurë mendorë mund të bëhen kërkime shkencore apo eksperimente mjekësore vetëm nëse pacienti ua lejon këtë gjë. Totozani tha se këta persona jo vetëm që duhet të firmosin vetë nëse duan të bëhen objekt i kërkimit shkencor, por dhe të pajisen me leje nga gjykata dhe nga personi kujdestar. Me qëndrimin e Avokatit të Popullit është bashkuar dhe kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Vjollca Meçe, e cila ishte e ftuar nga komisioni për të shprehur pikëpamjet e saj në lidhje me draftin ligjor. Sipas saj, kërkimi shkencor dhe eksperimental tek këta persona është një shkelje e të drejtave të njeriut, por përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë kanë deklaruar se kjo është një metodë që aplikohet edhe në vendet e Bashkimit Europian. Në nenin 28 të draftit të ri “Për shëndetin mendor” thuhet se: “Kërkimet shkencore dhe eksperimentale ndaj personave me çrregullime mendore ndërmerren vetëm pasi të jetë marrë miratimi i informuar nga këta pacientë. Kërkimet shkencore dhe eksperimentale nuk zbatohen ndaj personave me çrregullime mendore, që janë duke marrë trajtim të pavullnetshëm në shërbimin e shëndetit mendor të specializuar me shtretër”.

Përveç kundërshtimit të këtij neni, kryetarja e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ka kërkuar nga deputetët e komisionit të ndërhyjnë sa më parë për të zgjidhur problemin madhor të 117 personave me sëmundje mendore, të cilët vuajnë dënimin në burgje në kundërshtim me vendimin e gjykatës, që i detyron ata të mjekohen në institucionet e psikiatrisë. “Në vend që të shkojnë në një institucion shëndetësor, ata kanë shkuar në burg. Shumë prej tyre kanë mbi 10 vjet që rrinë atje të abandonuar edhe për faktin se pushteti gjyqësor nuk po bën detyrën dhe nuk rikthehet për të parë gjendjen e këtyre personave”, – tha Meçe. Ndërsa Avokati i Popullit, Igli Totozani kundërshtoi vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për ta kthyer burgun e Kavajës në institucion të Psikiatrisë ligjore. Ai tha se në burgjet e vendit janë shtuar shumë personat me sëmundje dhe çrregullime mendore, ndaj Avokati i Popullit propozoi ngritjen e spitaleve të veçanta për këtë kategori personash. Po kështu, ai kërkoi që për personat që vuajnë dënimin dhe shfaqin çrregullime mendore gjatë kohës së dënimit, të hapen seksione të veçanta brenda burgjeve, që dhe ata të marrin terapitë e nevojshme. Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur pas 16 vjetësh një projektligj të ri për shëndetin mendor. Sipas këtij projektligji, ata që vuajnë nga shëndeti mendor do të mund të trajtohen në shtëpitë e integruara, do të ruhet konfidencialiteti dhe trajtimi i pavullnetshëm i këtyre personave për herë të parë do vlerësohet me vendim gjykate.

 

Neni 28

Kërkimet shkencore dhe eksperimentale

1. Kërkimet shkencore dhe eksperimentale ndaj personave me çrregullime mendore ndërmerren vetëm pasi të jetë marrë miratimi i informuar nga këta pacientë.

2. Kërkimet shkencore dhe eksperimentale nuk zbatohen ndaj personave me çrregullime mendore, që janë duke marrë trajtim të pavullnetshëm në shërbimin e shëndetit mendor të specializuar me shtretër.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252