fbpx

Aktualitet

Ligji për gazetarët, ndryshimet nuk përfshijnë pavarësinë editoriale





               Publikuar në : 22:05 - 19/11/19 |
mapo.al

Respektimi i kontratave të punës, pagat minimale dhe kualifikimi i gazetarëve ishin temat kryesore që u diskuan në tryezën e dytë për ndryshimet në ligjin për gazetarët.


Grupet e interesit shprehën shqetësimin për pavarësinë editoriale dhe statusin e gazetarit.



Në tryezën e dytë të diskutimit për rregullimin ligjor të “marrëdhënieve të punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive”, paraqiten propozimet sa i përket respektimit të kontartës së punës, deklarimi i punonjësve në webin e medieve apo edhe kualifikimin e punonjësve.


Sala: Në lidhje me marrëveshjet kontraktore me gazetarët. Duhet të parashikojë gjithnjë një kontratë të punëmarrësit që do të punësohet pranë OSHMA-së duhet të ketë përfunduar nivelin e dytë të studimeve universitare në fushën e gazetarisë dhe komunikimit.

Gazetarë dhe pedagogë të komunikimit duke vlerësuar këto ndryshime u shprehën se më shumë rëndësi kanë pavarësia në ushtrimin e profesionit.

Mark Marku: Mund të garantojmë një trajtim të gazetarëve si të punësuarve, por nuk garantojmë lirinë e ushtrimit të profesioni.

Aleksandër Çipa: Nëse flasim për pavarësinë ne duhet të flasim për editorin. Dhe nëse flasim për editorin pashmangshmërisht duhet të ndalemi tek formalizimi i pavarësisë së editorit.

Diskutimet vijuan më tej edhe me ligjin për pronësinë e kufizuar në media për të cilin të gjitha palët shprehën rëndësinë e tij. /oranews/


Etiketa: , ,

Pas