Kryesore

Ligji për Lojërat e Fatit, Iljazaj në “Top Talk”: Vendim i nxituar e radikal






               Publikuar në : 15:55 - 26/10/18 |
mapo.al

Java që po lëmë pas ka pasur një sërë zhvillimesh politike në vend, e për të bërë një sintezë të ngjarjeve të fundit i ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë drejtori i gazetës “Mapo” Ervis Iljazaj. Një prej këtyre temave ka qenë edhe miratimi i ndryshimeve të Lojërave të Fatit. Iljazi ka kritikuar qëndrimin e opozitës, e cila ka deklaruar se “nuk i beson Edi Ramës për këtë çështje”.


“Nuk i besoj Ramës, nuk mund të jetë qëndrim politik. Qëndrim politik do të thotë që ti ke një alternativë, je dakord ose dhe paraqet një alternativë tënden”, tha ai.

Më tej Iljazi e konsideron nismën e qeverisë si të nxituar e radikale. “S’e kuptoj se si një politikë e tillë, të një sektori të madh të industrisë shqiptare, të mendohet, të hartohet dhe të kthehet në ligj për një javë”, u shpreh Iljazaj, duke shtuar se ky ligj ka mbështetjen opinionit publik.

Vendimi i qeverisë sipas Iljazajt vjen pasi politika ka nevojë për konsensus të përhershëm, e në këtë fushë e gjen diçka të tillë. Por kjo sipas tij nuk mund të trajtohet në këtë mënyrë.

“Si ka mundësi, nuk u pyetën fare operatorët e sektorit. Nuk u bë një studim se ku do shkojnë të punësuarit në këtë sektor. Nuk u paraqit asnjë studim”, sqaron Iljazaj.


Etiketa: , , ,

Pas