Aktualitet

Ligji për mediat/ Basha: Atentat ndaj lirisë së fjalës, të bashkohemi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:26 - 16/12/19 |
mapo.al

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar për paketën ligjore antishpifje, të cilën qeveria kërkon ta kalojë në parlament.






Përmes një video-mesazhi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, Basha shprehet se qeveria shqiptare po kalon një ligj, i cili do të ishte një “tërmet” ndaj lirisë dhe demokracisë në vendin tonë.


Kreu demokrat shton se është e rëndësishme që sot të gjithë duhet të angazhohemi kundër paketës ligjore të qeverisë që synon ta cënojë këtë liri dhe të censurojë median, duke i bërë thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë këtë ligj.







“Liria e shprehjes është themeli i demokracisë dhe çelësi i gëzimit të çdo të drejte tjetër të njeriut, prandaj të gjithë duhet të angazhohemi kundër paketës ligjore të qeverisë që synon ta cënojë këtë liri dhe të censurojë mediat.#MOSnaPREKfjalën”, shkruan Basha në postimin e tij, bashkëngjitur video-mesazhit.

Lexo edhe :  Porositë e Bashës - Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD



1




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas