Kryesore

Ligji ‘Për Noterinë’/ Kuvendi rrëzon dekretin e Metës me 75 vota kundër






               Publikuar në : 18:56 - 07/02/19 |
mapo.al

Kuvendi ka  rrëzuar me 75 vota dekretin e  Ilir Metës ‘Për Noterinë’, por ka miratuar atë “Për Kadastrën”. Të dyja ligjet u  kthyen pak kohë më parë nga Presidenti Meta për rishqyrtim .


Sipas Presidencës, përmbajtja e nenit 61 të ligjit “Për noterinë”, nuk është  i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji. Gjithashtu sipas presidentit në ligj nuk garantohet trajtimi i barabartë i noterëve përballë kostos që duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre dhe nuk ofrohet siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë.

Ndërsa ai i kadastrës në argumentimin e Presidencës kishte mangësi të theksuara në kornizën ligjore, një argumentim i aprovuar edhe në Kuvend.

“Në respekt të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe në ushtrim të së drejtës të parashikuar në pikën 1 të nenit 85 të saj, Institucioni i Presidentit të Republikës bën me dije se me Dekretin nr. 11055, datë 15.01.2019, Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin në Kuvend të ligjit nr. 111/2018 “Për kadastrën”, me qëllim rishqyrtimin e tij, sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti.Komisioni argumenton se, së bashku me projektligjin “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”, ky projektligj përbën produktin e veprimtarisë së grupit ndërinstitucional të punës dhe paraqitet si një “përgjigje” ndaj mangësive dhe problematikave që ky grup ka konstatuar, në kornizën ligjore aktuale, marrëdhëniet juridike të krijuara në bazë të saj dhe në strukturat ekzistuese shtetërore që veprojnë në këtë fushë”, thuhej në vendimin e Presidentit.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas