PD dhe LSI nuk janë sot të pranishëm në seancën jashtë radhe të Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili tha se kjo force politike nuk do të marrë pjesë deri sa të sqarohet vota për teatrin. Ai ka kërkuar rivotim me argumentim se është manipuluar votimi për ligjin për teatrin. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe PD-ja, përmes Edmond Spahos.
“Ditën e enjte është kryer votimi për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Por më shumë se kaq edhe tek rezultati i votimit, ku një prej deputetët të opozitës që nuk ishte në Kuvend, ka votuar pro.
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin çudira të tilla, sepse opozitës i është mohuar e drejta e fjalës nga mazhoranca.
Kërkesa jonë është bërë para dy ditësh dhe nuk besoj se do të kishte ndonjë gjë më të rëndësishme për Kuvendin, se sa të verifikonte procesin e votimit.
Në këtë situatë ne nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, deri kur Kuvendi të kthejë përgjigje, të anulojë votimin e ditës së enjte”, tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.
Kreu I grupit parlamentar I PS-së, Taulant Balla sqaroi situatën e krijuar. Sipas tij, minimalisht PD-ja duhet ta propozonte kërkesën në secretariat gjë që nuk e ka bërë, ndërsa argumentoi arsyen se pse një deputet i opozitës, Vangjel Tavo rezultonte si votues i ligjit në një kohë që nuk kishte qënë në Kuvend.
“Robert Bitrit në vendin që ai voton i është vënë karta e një deputeti tjetri…”, tha Taulant Balla.