Gjykata e Apelit të Posaçëm lë në arrest shtëpie Mimoza Margjekan, vendim ky që u prit ashpër nga gjyqtarja.
Pasi doli nga salla, Margjeka u përplas me forcat policore dhe akuzoi shtetin për sulm figure. Sipas saj, është vendosur në shënjestër pasi nuk i dha mandatin Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit, dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019.
“Gjykata e Apelit lë në fuqi masën “arrest shtëpie”. Ky shtet nuk bëhet më! Dilni përballë shtetit, harrojeni, s’guxon kush”, tha ajo teksa refuzonte të shoqërohej nga efektivët. “Mos më prekni! Mos më prekni! Nuk bëhet shteti me monstra, shtet mafioz dhe kriminel”, vijoi gjyqtarja e revoltuar.
Ndërkohë avokati i Margjekës theksoi se procesi nuk ka asnjë sekret hetimor, dhe se mediat ishin të pranishme jashtë sallës së gjyqit me kërkesë të klientes së tij.
“E kërkoi Margjeka praninë e mediave, është proces legal, s’ka material sekret. SPAK e ka botuar vendimin, ka përfunduar, s’ka prova, pra s’ka prova të tjera për të marrë. S’ka asnjë provë direkte apo indirekte që Arben Cara ( i shoqi i gjyqtares) ka bashkëpunuar me Mimoza Margjekën për të kryer vepër penale”, tha avokati.
LEXO EDHE: