Aktualitet

Lihet në burg Bujar Kusi, babai i dy vëllezërve vrasës






               Publikuar në : 11:30 - 25/08/19 |
mapo.al

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për Bujar Kusin, babain e dy vëllezërve që vranë me plumb në kokë Indrit Çeljan. Në burg është lënë edhe Ferdinand Bakkali dhe Ali Sula. Ndërkohë Luan Çaka është në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.


Indrit Çelaj u qëllua tre ditë më parë me plumb në kokë teksa po punonte për kondicionerin e një apartamenti në zonën e “Myslim Shyrit”.  Ai humbi jetën disa orë pas ngjarjes në ambientet e spitalit.

Të arrestuarit për këtë ngjarje të rëndë janë babai i dy vëllezërve të shpallur në kërkim, Bujar Kusi, si dhe Ferdinand Bakalli, Luan Çaka, Ali Sula.

Pronari i shtëpisë ku ndodhi ngjarja, Bujar Kusi, akuzohet për ‘pengim të zbardhjes të së vërtetës’. Djemtë e tij Albano dhe Griseldo Kusi janë në kërkim nga Policia pasi akuzohen për vrasjen e të riut nga Mallakastra.


Etiketa: ,

Pas