Aktualitet

Lihet në burg Fatmir Hoxhaj, dyshohet se vrau 50-vjeçarin për një grua








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:29 - 18/11/20 |
mapo.al

Fatmir Hoxhaj është lënë në burg. Gjykata e Fierit dha këtë të mërkurën masën e sigurisë “arrest me burg” për Hoxhajn, pasi mëngjesin e 26 tetorit ekzekutoi me armë zjarri Ahmet Toskën. 50-vjeçari u vra në sy të së shoqes, i porsa dalë nga shtëpia.



I akuzuari nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, duke theksuar se është i pafajshëm dhe se për të s’ka prova. Ai gjithashtu tha para trupit gjykues se atë mëngjes është zgjuar në orën 08:00, ndërkohë që vrasja kishte ndodhur rreth dy orë më parë.


Viktima dhe Hoxhaj jetonin në të njëjtën lagje, rreth 3 kilometra larg njëri-tjetrit. Dyshimet e hetuesve janë se Hoxhaj e vrau Toskën për shkaqe xhelozie. Autoritetet ranë në gjurmët e autorit pas një dëshmie, se ai bashkëjetonte me të njëjtën grua që kishte pasur lidhje më herët edhe Ahmet Toska.

Lexo edhe :  Fier - Polici kap "mat" hajdutët në dyqanin e celularit, përleshet me ta



Hoxhaj u arrestua pak ditë më parë, pasi u kthye nga Italia, ku dyshohet se u largua pas krimit. Ai u vendos në pranga pas zbardhjes së disa përgjimeve dhe provave të tjera të mbledhura.



1



Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas