Alket Arapaj, gardisti që vrau gruan e tij 3 ditë më parë, është lënë në burg pa afat nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura, dhe Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për ta lënë në burg Alket Arapajn.
Gazeta Mapo ka mësuar se Arapaj përgjatë këtyre ditëve ka qënë në një gjendje të rënduar psikologjike. Ai ka shprehur pendesë për krimin e bërë dhe ka kërkuar falje. Pavarsisht fjalëve, Gjykata e ka lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”.
3 ditë më parë Alket Arapaj vrau bashkëshorten e tij Ervilma Seferin. Ai e qëlloi me armën e shërbimit dhe shkak ishte fakti se nuk e lejonte të punonte. Gjithashtu në dëshminë e tij Arapaj është shprehur se dyshonte që gruaja e tradhëtonte.
Lexo më shumë:
Prind i një vajze, musliman dhe me gruan të mbuluar, kush është gardisti Alket Arapaj