Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Arlen Hasanaj.
Ai akuzohet se vendosi lëndën shpërthyese në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, në datën 24 janar.
Hasanaj u arrestua nga policia mbrëmjen e 25 janarit.
Avokati i të pandehurit e konsideroi jo ligjore këtë masë sigurie, duke thënë se bazuar në pamjet e kamerave të sigurisë, ka mospërputhje në oraret dhe vendndodhjen e Arlen Hasanaj dhe personit që vendosi tritolin.
Avokati i të akuzuarit paralajmëroi se masën e sigurisë arrest në burg do ta apelojnë.