Është regjistruar në Serbi rasti i parë me linë e majmunëve. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik në vend ku bëhet fjalë për një person të infektuar që është futur në Serbi pasi ka qenë jashtë shtetit.
“Instituti i Shëndetit Publik ka kryer një hetim epidemiologjik për rastin dhe janë marrë të gjitha masat për regjistrimin, testimin, raportimin dhe kontrollin e përhapjes së mëtejshme të infeksionit në përputhje me udhëzimet metodologjike të ekspertëve”, tha Batut.
Pacienti tashmë do të izolohet dhe do të qëndrojë ashtu derisa simptomat të jenë larguar.