Wednesday, March 22, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“Like, nice, save” – Mësimi online dhe fjalori i të rinjve

by mapo.al
14/04/2021
in Aktualitet
0

Mësimi online, përmes pajisjeve teknologjike, ka ndikuar edhe në ndryshimin e shprehjeve gjuhësore që po përdorin nxënësit, thonë mësimdhënësit në Maqedoninë e Veriut.

Shprehjet si: OK, like, live, delete, nice, gjithnjë e më shumë po zënë vend në komunikimin e përditshëm të të rinjve dhe jo vetëm gjatë komunikimit në mediat sociale.



Naser Miftari, profesor në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, që është pjesë e projektit “Shkolla dhe të mësuarit në shekullin XXI”, thotë për Radion Evropa e Lirë se përfshirja e fjalëve të huaja gjatë komunikimit teksa zhvillohet procesi mësimor, është nxitur edhe nga vetë mësimdhënësit.

“Askush nuk mund ta mohojë se gjuha digjitale është gjithnjë e më e pranishme në mesin tonë. Kur them në mesin tonë, nuk i përjashtoj as nxënësit e as mësimdhënësit. Duke menduar se mësimdhënësit mund të jenë sa më afër nxënësve, që të arrijnë qëllimin (që nxënësit të mësojnë sa më mirë mësimet), përdorimi i gjuhës digjitale bëhet rutinë dhe kështu shmanget përgjegjësia e përdorimit të drejtë të gjuhës shqipe, që është një nga detyrat kryesore të mësimdhënësve”, thotë Miftari.

Në këtë drejtim, Leonora Kaliqi, nën e katër fëmijëve – tre prej të cilëve vijojnë mësimin online në nivelin fillor, të mesëm dhe universitar – thotë se e sheh që fëmijët e saj, gjithnjë e më shumë po përdorin fjalë të huaja gjatë komunikimit.

“Shoh se fëmijët e mi gjithnjë e më shumë, në të folurën e përditshme kanë përfshirë shprehje që përdoren gjatë komunikimit digjital. Pra, përdorin fjalë si ‘like’ në vend pëlqej ose kur bëjnë detyra thonë se ua kanë bërë ‘save’, pra i kanë ruajtur. Pra, këto fjalë dita-ditës po futen në komunikimin e përditshëm për shkak të mësimit online, përkatësisht komunikimit përmes veglave digjitale”, thotë Kaliqi.

Vjollca Berisha, ligjëruese në Fakultetin e Gjuhës Shqipe në Universitetin e Tetovës, thotë se gjuha digjitale po lë gjurmë të thella në përdorimin e drejtë të gjuhës shqipe, veçanërisht te gjeneratat e reja.

Ajo thekson se për shkak të pandemisë së koronavirus, e ka bërë edhe më të pranishme teknologjinë, gjuhën informatike në mesin e nxënësve, duke bërë që ata të përdorin më shumë fjalë të huaja. Berisha thotë se kjo gjë kërkon vëmendje institucionale dhe ndërgjegjësim gjuhësor, që të luftohet kjo dukuri.

“Depërtimi i fjalëve të huaja, ekonomizimi i gjuhës është proces i natyrshëm në cilëndo gjuhë, por duhet të bëhet kujdes që sa më tepër gjuha të kontrollohet e pastrohet”, thotë Berisha.

“Sado që ligjërimi i shkruar dallon nga ai i folur, në kohën e internetit këto ligjërime janë afruar shumë, janë përzierë tiparet. Ky ndikim i huaj ndikon keq edhe në sintaksën e brezit të ri. Fatkeqësisht, brezi ynë i ri, edhe kur flet shqip, jo rrallë sintaksën e kanë të përçudnuar nga ndikimi i gjuhëve të huaja”, shton Berisha.

Në anën tjetër, Bojan Kordallov, specialist për marrëdhënie me publikun dhe mediat e reja, thotë për Radion Evropa e Lirë se mësimi online e ka anën e saj pozitive, pasi sipas tij, nxënësit dhe mësimdhënësit tani po posedojnë më shumë shkathtësi digjitale.

“Unë jam për atë që mësimi të zhvillohet me prezencë fizike në shkollë. Por, krahas kësaj, duhet mundësuar edhe digjitalizimi i procesit mësimor sepse ky është trend i kohës. Këtë na e mësojë pandemia se sa është e rëndësishme që të kemi sa më shumë mundësi për të komunikuar përmes pajisjeve të ndryshme digjitale. Nuk ka rëndësi aq shumë gjuha sesa që ka rëndësi zhvillimi i komunikimit”, thotë Kordallov.

Në bazë të të dhënave të Byrosë së Statistikave të Bashkimit Evropian, EUROSTAT, që janë publikuar gjatë këtij viti, thuhet se 64 për qind e të rinjve në Maqedoninë e Veriut, të moshës 16 deri në 24 vjeç disponojnë aftësi digjitale. Ndërkaq, kjo përqindje për grupmoshën e njëjtë në vendet e BE-së arrin në 80 për qind.

Shkallën më të lartë të shkathtësive digjitale të të rinjve nga mosha 16 deri 24 vjeç e kanë në Kroaci me 97 për qind, pasuar nga Estonia, Holanda dhe Lituania me 93 për qind./REL/

Tags: Fjalori i të rinjveMesimi onlineShkup

JU SUGJEROJME

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut
Aktualitet

ESPUMISAN është e vetmja zgjidhje efikase për njerëzit që vuajnë nga fryrja e barkut

03/03/2023
Next Post
Debati i munguar

Pse punëmadhi Rama kërkon papritur të qeverisë me gjumashin Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In