Aktualitet

Lille ngec ndaj Saint Etienne, PSG shkatërron Reims, titulli në javën e fundit














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:14 - 16/05/21 |
mapo.al

Titulli në kampionatin francez do të vendoset në javën e fundit. Diferenca mes Lille dhe PSG ngushtohet në vetëm 1 pikë, që do të thotë se ekipi që po kërkon të zbresë parizienët nga froni i kampionit do të jetë i detyruar ta fitojë takimin e javës së 38-të në fushën e Angers.






Lille, edhe pse e dominoi sfidën përballë Saint Etienne, nuk ia doli të shënonte qoftë një gol, por të paktën as nuk pësoi, pasi në rast barazimi me pikë me PSG-në, do ta humbiste titullin për shkak të golaverazhit më të dobët.


Nga ana tjetër, kampionët në fuqi fituan thellë 4-0 përballë Reims, duke shënuar nga dy gola në çdo pjesë. Gjatë 45 minutave të para realizuan dy “yjet” e parizienëve, Neymar (13’ me 11-metërsh) dhe Mbappe, ndërsa në fraksionin e dytë shkuan te goli Marquinhos dhe Moise Kean.





Monaco fitoi 2-1 me Rennes dhe matematikisht mund ta përfundojë kampionatin në vendin e dytë ose të përfundoi në të katërtin.



Rezultatet:



Bordeaux – Lens 3-0

Dijon – Nantes 0-4

Lille – St Etienne 0-0

Lorient – Metz 2-1

Marseille – Angers 3-2

Monaco – Rennes 2-1

Montpellier – Brest 0-0

Nice – Strasbourg 0-2

Nimes – Lyon 2-5

Paris SG – Reims 4-0

1


Etiketa: , ,

Pas