Lindita Nikolla është zyrtarisht kryetare e Kuvendit. Ajo ka marrë 79 vota pro, ndërsa 4 vota kanë shkuar kundër saj.
Kujtojmë që shumica e demokratëve zgjodhën që të grisin fletët e votimit. Të ndarë nga demokratët kanë qenë aleatët opozitarë të LSI, të cilët nuk i janë bashkuar grisjes së fletëve të votimit.
LSI ka deklaruar votën kundër zgjedhjes së Nikollës. Në procesin e votimit nuk mori pjesë ish-kryeministri Sali Berisha, i cili pasi bëri betimin si deputet zgjodhi të largohej nga seanca.
Procesi i votimit solli edhe një përplasje mes demokratëve dhe kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit, me qese në dorë u ul të mblidhte fletët e grisura të deputetëve të PD.
LEXO EDHE:
Demokratët grisin fletët e votimit, Rama i mbledh dhe i fut në qese (FOTO)