Teknologji

“Lini punën! Ofrojmë 10 mijë dollarë”, Amazon bën ofertën e çmendur






               Publikuar në : 22:30 - 27/05/19 |
mapo.al

Kompania Amazon ka krijuar makineritë automatike për të paketuar porositë, me qëllim që të dërgohen më shpejt. Kjo lloj teknologjie u provua tek disa depo të vogla vitet e fundit. Makineritë skanonin mallrat, i vendosnin rripin transportues brenda disa sekondave, shkruan Reuters. Amazon po konsideron instalimin e makinerive në dhjetëra depo të tjera duke i bërë një ofertë punonjësve: Lini punën dhe do ju ndihmojmë të filloni një biznes që dërgon paketa Amazon.


Kompania po konkurron për shpejtësinë e dërgimit të porosive, prandaj ofrojnë 10 mijë dollarë për çdo person që bëhet pjesë e këtij programi.

Nxitja e punonjësit të ri është pjesë e një programi të filluar nga Amazon një vit më parë, i cili lejon që dikush të aplikojë për të nisur një biznes të pavarur të ofrimit të porosive Amazon. Pra, ata do të marrin një kamion dhe do të nisin shpërndarjet, në mënyrë që kompania të mos mbështetet në zyrën postare apo transportuesit e tjerë. Amazon është një kompani me bazë në Amerikë që ofron blerje online dhe është nën pronësinë e personit më të pasur në botë, Jeff Besos.


Etiketa: , , ,

Pas