fbpx

Teknologji

Linja e re e smartfonëve Galaxy S10 paraqitet zyrtarisht në Tiranë





               Publikuar në : 22:15 - 08/03/19 |
mapo.al

Samsung Galaxy S10 është risia më e re në tregun ndërkombëtar të smartfonëve. Pak ditë më parë u lancua në tregun ndërkombëtar dhe tashmë ka mbërritur edhe në Shqipëri. Në një ceremoni të posaçme Samsung ka prezantuar Galaxy S10+, duke u dhënë mundësi pjesëmarrësve të njihen me teknologjinë më të fundit.


Menaxheri i Samsung për Shqipërinë, Eljon Balla shprehet i entuziazmuar për standardet që ofron ky smartfon. Tre pajisjet unike, S10, S10 + dhe S10E, sjellin novacionet më të fundit në ekran, kamera dhe performancë.



“Kemi të bëjmë me një telefon perfekt në çdo drejtim”, tha menaxheri. Nga data 10 mars këta smartfonë Samsung Galaxy do të jenë në shitje në gjithë botën.



Etiketa: , , , ,

Pas