Aktualitet

Linjat me Greqinë, 20 shoqëri transporti në grevë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:05 - 05/03/13 |
mapo.al

Gjirokastër Rreth 20 shoqëri të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve kanë protestuar në hyrje të pikës kufitare të Kakavijës kundër vendimit të download (8)Greqisë që u bllokon atyre punën. Rreth 100 autobusë udhëtarësh janë vendosur njëri pas tjetrit në segmentin e rrugës kombëtare që të çon në Kakavijë. Sipas përfaqësuesve të Shoqatës së Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve, prej ditës së hënë pala greke ka vendosur bllokimin e hyrjes së autobusëve të pasagjerëve nga rrethet e Jugut në Greqi, ndërkohë që do të funksionojë vetëm linja Tiranë-Athinë. Në një deklaratë për shtyp, kjo shoqatë e cilëson të njëanshëm urdhrin e qeverisë greke, pasi kufizon dhe diskriminon shoqëritë shqiptare të transportit në favor të shoqërive greke. “Ky vendim i njëanshëm i qeverisë greke është në kundërshtim me marrëveshjet dhe protokollet e nënshkruara midis shtetit shqiptar dhe atij grek. Një vendim i tillë shkel dhe konventat ndërkombëtare mbi transportin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe parimet e konkurrencës”, – thuhet në deklaratën për shtyp të shoqatës. Ata paralajmërojnë rritjen e kostos së udhëtimit për pasagjerët shqiptarë. “Përveç kostos ekonomike do të rritet dhe koha e udhëtimit, si dhe stresi e lodhja sidomos për fëmijët dhe të moshuarit, që në shumicë  rastesh udhëtojnë për arsye shëndetësore”, – shprehet në deklaratën për shtyp Shoqata e Transportit Ndërkombëtar të Udhëtarëve. Protesta e autobusëve nuk ka krijuar probleme për lëvizjen e mjeteve në drejtim të doganës së Kakavijës, ndërkohë që gjatë zhvillimit të saj nuk janë regjistruar incidente për sa i përket rendit publik.


 



 




Pas