Rasti i vajzës 13 vjeçare të përdhunuar në Kavajë nga shokët e klasës vazhdon të prodhojë reagime të shumta. Sonte ka qenë pediatrja e njohur Lira Gjika e cila ka rrëfyer dhe një histori personale me të bijën, dhe ka bërë apel për të shpëtuar vajzën e Kavajës.
Ajo ishte e ftuar në emisionin e Krastës, “A Show” në News 24. Pediatrja Lira Gjika u shpreh se kishte patur një episod të ngjashëm në vitin 1997, kur i kishin rrëmbyer e tentuar t’i përdhunonin të bijën.
Ku gabuam ne në këtë histori?
Nuk u gabua, ne po fillojmë të flasim. Jemi në rrugën e të menduarit të gjërave. Nuk jemi shumë të talentuar në këtë drejtim dhe flasim emocionalisht. Është rast fatlum ka shumë të tjera raste që nuk kuptohen, nuk tregohen. Ky rast i bën të rriturit më të vëmendshëm.
Ti personalisht ku e vë theksin, media bëri atë që duhet apo e teproi, politika ndërhyri në mënyrë sensacionale?
Përpiqemi duke shfrytëzuar plagët tona edhe pse jo bukur, unë them që shteti po interesohet. Në këtë rast është marrë vetë kreu i qeverisë.
Mua më duket sikur ka munguar shteti…
Frika ndërtohet në familje. Në shkollë e dinin dhe heshtnin. Si mund të heshtte shkolla?
Po kërkon të fajësosh shkollën…praktikisht familja qëndron larg kësaj ngjarje… S’të duket anormale që u morën me vajzën e familjen e saj dhe jo me ata djem?
Edhe ata janë të mitur, duhet të kesh një model që kërkon në jetë. Ata janë rritur në një mjedis ku gruaja nuk respektohet. Aty dy duhet të jenë dy lidera dhe kjo do zbulohet nga hetimi, por unë them që aty të gjithë janë viktima.
U zgjidh kjo çështje me kaq?
Historia sa ka nisur ajo vajza është nën kërcënim, familja e saj, nëna e saj është e linçuar, e etiketuar. Mos harro që është një qytet i vogël maskilist. Duhet të ndërhyhet me profesionalizëm. Të marrin të shpëtojnë vajzën se ndjehet e pisët, e frikshme.
Duket sikur ke përjetuar një situatë të ngjashme…
Po edhe mua kanë tentuar të ma rrëmbejnë e përdhunojnë vajzën në 1997. E kanë rrëmbyer, por dikush ishte aty dhe e shpëtoi. E di mirë çdo të thotë kjo histori për atë familje dhe për atë vajzë.
KAVAJA THJESHT QYTET MASKILIST?
PO BJERI DREJT MOJ ZONJË:
-KAVAJA ËSHTË TIPIK QYTET ORJENTALO-MYSLIMAN.
KUDO KU DOMINON KJO FE, KA SHTYPJE TË FEMRËS, INJORANCË DHE FUKARALLËK.
-E NJËJTA GJË ME ALBANISTANIN NË PËGJITHËSI DHE ME GJITH ATO SHTETE TË KONTINENTIT KU KJO FE PËRBËN SHUMICËN:
KOSOVISTANI, ALBANISTANT E MAQEDONISË (jo maqedonsit), ALBANISTANT E MALIT TË ZI (jo malazest), DHE? BOSNJAKT!!! KOINÇIDENCË APO RASTËSI?
GJYKONI VETË.
TUNG.