Aktualitet

Liria e Medias/ Mesazhi i Metës: Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:49 - 03/05/21 |
mapo.al

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, me anë të një statusi në Facebook ka dhënë mesazhin e tij lidhur me ditën ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.





Meta shkruan se kjo ditë e gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë e kontrollin e oligarkisë dhe se pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci.


Statusi nga Ilir Meta:





Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit i gjen shumicën e mediave shqiptare nën çensurën e Qeverisë dhe kontrollin e oligarkisë.



Fondet publike dhe burimet e dyshimta financiare vazhdojnë të përdoren gjerësisht për të cenuar lirinë e shprehjes, për të fshehur të vërtetat dhe për të shmangur llogaridhënien.


Dhuna dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë shpeshtuar, së bashku me censurën dhe autocensurën.

Liria e medias është thelbësore për demokracinë.

Ne duhet të mbrojmë dhe inkurajojmë çdo ditë gazetarët kurajozë në punën e tyre. Ata duhet të ndihen të sigurtë dhe të kenë qasje të plotë në informacionin që i shërben interesit publik, pa pritur që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet e saj klienteliste.

Lexo edhe :  Meta-Ballës: Jam gati të firmos dekretin për mbrojtjen e Republikës

Pseudo-liritë prodhojnë vetëm regjime me pseudo-demokraci!

9


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas