Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një koment të shkurtër në twitter liderit demokrat, Lulzim Basha, i cili akuzoi se qeveria ka kapur mediat. Rama shkruan se po luhet komedi, pasi qeveria e PD-së deri dje i ka rrahur, djegur e shantazhuar gazetarët. Po kështu ai thotë se dita e gjykimit do të vijë dhe ato do të jenë zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Pra sipas tij, s’do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre! Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen,vjen dita e gjykimit ME VOTE😁 Pa merak vonon po s’harron 2021shi”, shkruan Kryeministri.
Basha: Edi Rama dhe Erion Veliaj kampionë të blerjes së medias