Aktualitet

Lirimi i Edison Begajt, Gjykata e Vlorës-Çuçit: E kërkoi prokuroria














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:02 - 28/06/21 |
mapo.al

Gjykata e Vlorës ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Në një konferencë për shtyp sot, ministri duke folur për situatën në vend, tha se gjyqtarët kanë nxjerrë kriminelët nga burgu.






Madje, Çuçi nuk hezitoi t’i përmendë edhe me emra dhe sipas tij një ndër ta ishte edhe gjyqtari i Vlorës, Albert Spiro.


Ministri akuzoi gjyqtarin Spiro, se ka liruar Edison Begajn, të cilit iu bë atentat në derën e shtëpisë në sy të fëmijëve dhe pas pak ditësh u arrestuar gjatë një operacioni të RENEA-s në lokal me armë zjarri me vete. Pas arrestimit ai u la nga gjykata me masën “arrest shtëpie”.







Sipas Gjykatës nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është kërkuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në përfundim, gjykata ka vendosur sipas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria.



“Sqarojmë se, deklarata të tilla, nuk i shërbejnë imazhit të gjykatës si institucion për dhënien e drejtësisë dhe aq më tepër pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve”, theksohet në përgjigjen e Gjykatës ndaj Çuçit.



Reagimi i plotë i gjykatës:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi është njohur nëpërmjet medias me deklaratën publike dhënë nga Ministri i Brendshëm, Z. Bledi Çuçi, i cili gjatë fjalimit të tij, ka përmendur vendimmarrjen e gjyqtarit Albert Spiro, në lidhje me shqyrtimin e çështjes penale, të paraqitur nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për procedimin penal nr. 839/2021, në ngarkim të shtetasit E. B, ju informojmë se:

Më datë 16.06.2021, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë është regjistruar cështja me nr. 159 regj., datë 16.06.2021, me objekt: Vleftësim arresti, caktim mase sigurimi në ngarkim të shtetasit E. B. , akuzuar për veprën penale parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Sipas listës së gatishmërisë së gjyqtarëve, rezulton se gjyqtar i gatshëm më datë 16.06.2021, ka qënë gjyqtari Albert Spiro, të cilit i ka kaluar për shqyrtim kjo kërkesë penale.

Në seancën gjyqësore të datës 18.06.2021, është marrë në shqyrtim kjo kërkesë penale, dhe nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është kërkuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Në përfundim, gjykata ka vendosur sipas kërkesës së paraqitur nga Prokuroria.

Sqarojmë se, deklarata të tilla, nuk i shërbejnë imazhit të gjykatës si institucion për dhënien e drejtësisë dhe aq më tepër pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve.

Jemi të hapur për verifikime nga ana e çdo institucioni të ngarkuar me ligj.

Ju faleminderit

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas