Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krujës, Bujar Memia, duke e përjashtuar kështu nga sistemi i drejtësisë.
Mësohet se Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, kërkoi shkarkimin e Memisë me argumentin se nuk ka ankimuar vendimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha për lirimin nga qelia të Hekuran Billës, i cili u vra më 11 qershor të vitit të kaluar.
Kujtojmë se sot, Gjykata e Posaçme e Apelit, ka refuzuar për herë të katërt, kërkesën e gjyqtares Enkelejda Hoxha, për të ndryshuar masën e sigurisë.
Hoxha ka kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, me arsyetimin e gjendjes së djalit të saj autik.
Gjyqtarja, akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi në funksionin e saj publik, lironte persona me dënime për vepra të rënda penale, kundrejt përfitimeve personale.
Në fakt gjyqtarja nuk ishte e vetmja, pasi bashkë me të u arrestuan edhe 9 persona të tjerë, teksa rol kryesor në skemën korruptive kishin sekretarja e Gjykatës, Manuela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.
LEXO EDHE:
Apeli refuzon për herë të katërt kërkesën e gjyqtares, Enkelejda Hoxha