Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, të hënën, deklaroi se një shtet që mburret me arrestimet është një shtet i dobët.
Manjani tha në studion e emisionit ‘Opinion’, se shteti nuk duhet të krenohet me arrestime, por me faktime.
“Ky shtet nuk ekziston, pasi mundohet të bëjë show me arrestime. Masat e sigurisë, nuk është gjykimi për fajësinë apo pafajsinë. Këto janë masa të përkohshme që shteti mund t’i marrë në kushte shumë të veçanta“,- tha ish-ministri.
Më tej Manjani shtoi se: “Unë jam i bindur në këtë çështje, nuk ka patur ndonjë zhvillim të madh. Provat qeveria i ka zhdukur. Shteti ka zhdukur provat. Ata kanë dosje me letër, por nuk kanë prova pasi ato janë zhdukur. është e kollajtë të thuash se drejtësia nuk funksionon, por shteti me këtë drejtësi ka funksionuar. Drejtësia që këta po bëjnë është një drejtësi që po ndëshkon politikisht.
Njelloj si do veproje dhe me provat e Agron(Geiton) Xhafes.